Kreu i Sorosit Andi Dobrushi zhvatje me projekte me Besa Ombashin, tre vila dhe pagë 370 mijë USD në vit, skemë merimangë me OJF

Krim & Korrupsion

Publikuar: 23/03/2025

Kreu i Sorosit Andi Dobrushi zhvatje me projekte me Besa Ombashin, tre vila dhe pagë 370 mijë USD në vit, skemë merimangë me OJF

Një listë që pasqyron pagat mujore të administratorëve, drejtuesve ekzekutivë, koordinatorëve dhe punonjësve në organizata të financuara nga USAID dhe Fondacioni Soros në Shqipëri u publikuar një muaj më parë në media.

Lista publikohet në një kohë kur një konflikt i ashpër ka shpërthyer mes administratës së Presidentit amerikan, Donald Trump dhe Agjencisë Amerikane për Ndihmën e Huaj (USAID), mbi mënyrën se si janë shpenzuar fondet e taksapaguesve amerikanë për mbështetjen e projekteve të shoqërisë civile në mbarë botën.

Bashkëpunëtorët e ngushtë të Trump i kanë vendosur epitete të rënda USAID-it, duke e konsideruar si “organizatë kriminale” apo “financuese e OJQ-ve të të majtës radikale”.

USAID-i ka dhënë mbështetje dhe ka financuar projekte të shumta për forcimin e institucioneve shqiptare, si edhe për shoqërinë civile.

Sipas kësaj liste, shumë pozicione në OJF kanë paga që variojnë nga 187,000 lekë deri në 3.1 milionë lekë të reja në muaj, pra rreth 31 mijë euro në muaj.

Fondacioni Soros renditet me disa nga pagat më të larta. Drejtori ekzekutiv i Fondacionit Soros Andi Dobrushi rezulton me pagë 31 mijë euro në muaj, rreth 370 mijë USD në vit. Organizatat e tjera financuara nga USAID gjithashtu shfaqin shifra të konsiderueshme.

I lakuar si i besuari i Soros për Ballkanin, Andi Dobrushi i ka bishtnuar prej vitesh transparencës për veprimtarinë e tij të dyshimtë dhe ekspozimit mediatik. Një burim brenda fondacionit okult në Tiranë flet për një skemë të frikshme dhe të konsoliduar korrupsioni, pastrimi parash dhe nepotizmi me në krye Andi Dobrushin, i cili drejton Fondacionin Soros prej 16 vitesh, pas një eksperience dhe testimi në Budapest.

Andi Dobrushi është pronar i të paktën tre vilave në Palasë, Gjirin e Lalzit (Valamar) dhe Sauk me vlerë disa milionë euro. Edhe pse paga e tij e deklaruar është 15 herë më e lartë se sa e Presidentit, ka dyshime të forta për pastrim parash, pasi vilat janë blerë me një çmim sa gjysma e vlerës reale. Dobrushi është dora e zezë e ndarjes dhe avullimit të fondeve për komunitetin rom dhe projekte të tjera fiktive.

Ndërkaq, Besa Ombashi ka qenë pjesë e Fondacionit Soros, vartëse e Andi Dobrushit, duke u kthyer më pas në një nga njerëzit më të besuar të Dobrushit për diktimin dhe qarkullimin e fondeve dhe krijimin e një rrjeti OJF.

Dobrushi si drejtor i Fondacionit ka diktuar qindra mijëra euro për ‘klienten e tij të veçantë’ Besa Ombashi, duke i financuar projektet e kërkimit, kamufluar me Institutin Shqiptar të Kërkimeve. Paratë kalojnë nga Fondacioni Soros me drejtor Dobrushin tek Instituti Shqiptar i Kërkimeve me drejtore ekzekutive Besa Ombashi. Një rrjet i konsoliduar OJF-sh që përfitojnë fonde nga Fondacioni Soros për projekte fiktive, kontrollohen gjithashtu nga dyshja Dobrushi-Ombashi.

Pjesë e këtij rrjeti është edhe Universiteti Beder, ku Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane është Rrahim Ombashi, babai i Besa Ombashit. Kjo e fundit është lektore në Departamentin e Drejtësisë në Kolegjin Universitar Bedër, i themeluar nga , i themeluar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në vitin 2011. Bedër është në listën e zezë të mikut të Edi Ramës, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, si fije e organizatës ‘FETO’ të Gylen në Shqipëri.

Në rrugët e përfitimeve shfaqet edhe Xhafer Dobrushi, babai i Andi Dobrushit, i cili ka qëndruar në krye të të sindikatës së arsimit shqiptar, qysh prej prej vitit 1976. Mes Ministrisë së Arsimit dhe sindikatës me në krye babanë e Andi Dobrushit janë lidhur disa kontrata të dyshimta, të cilat kanë çuar para tek sidikata, përmes kuotash financiare të mbi 30 mijë mësuesish në Shqipëri.

Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit dhe Fondacioni Soros kanë një raport të hershëm bashkëpunimi, përfshirë edhe atë financiar. Madje, ish ministërja e Arsimit, Besa Shahini, ka marrë para nga Fondacioni Soros, përmes Nismës për Stabilitet Europian.