Zbardhet dëshmia e shoferit të betonieres në gjykatë: Tentova të hapja derën, por makina shpërtheu në flakë

Kronike

Publikuar: 22/03/2025

Zbardhet dëshmia e shoferit të betonieres në gjykatë: Tentova të hapja derën, por makina shpërtheu në flakë

Dolen sot para gjykatës së Tiranës, 3 të arrestuarit pas aksidentit të rëndë ku humbën jetën 4 të rinjtë Enejd Laçi dhe tre pasagjerët në mjetin e tij Erild Laçi, 20-vjeç, Enrikejd Kurti, 24-vjeç dhe Andi Laçi, 22-vjeç.

Shoferit të betonieres Aleksandër Krrashi, iu caktua masa e sigurisë  “arrest ne burg”. Ai akuzohet për  “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, “drejtimi i automjetit në mēnyrë të parregullt” dhe “largimi nga vendi i aksidentit”.

Në dëshminë e tij në gjykatë, Aleksandër Krrashi tha se tentoi të hapte derën, por makina shpërtheu në flakë.

“U përpoqa në maksimum t’i ndihmoj, dera e makinës nuk u hapte. Lajmërova edhe një koleg të një betoniere tjetër të vinte për të më ndihmuar me shuarjen e zjarrit”, tha në dëshminë e tij shoferi.