Pas babi Fermanit, Lapaj e Shabani fusin dashnoret në listën e kandidatëve për deputetë

Dosje rozë

Publikuar: 17/03/2025

Pas babi Fermanit, Lapaj e Shabani fusin dashnoret në listën e kandidatëve për deputetë

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka bërë ndryshime në listën e kandidatëve për deputet, duke shkaktuar polemika dhe paqartësi. Babai i Adriatik Lapajt, Ferman Lapaj, i cili më parë kryesonte listën e këtij koalicioni në Berat, nuk figuron më në versionin e finalizuar në KQZ. Në vend të tij, lista kryesohet nga Aleksandër Bacaj.

Por gazetari Bledi Mane ka zbuluar emra të tjerë pjesë e listës “Nisma Shqipëria Bëhet”, emra të cilët kompromentojnë drejtuesit e koalicionit Endri Shabanin dhe Lapajn.

Endri Shabani i jep dashnoren borxh Adriatik Lapajt. Ky i fundit e ka kandiduar për deputete zonjushën Livia Stavri nga partiçka e tij, pra dashnoren e kryetarit Endri Shabani të partisë “Nisma”, e kandidon kryetari Adriatik Lapaj nga partia “Shqipëria bëhet”. Veç dashnores së kryetarit kandidohet edhe motra e dahnores së kryetarit. Pra dy motrat Livia dhe Josilda Stavri kandidate për deputete nga partia e shokut të dashnorit… Biçim parti, edepsëz milet!“, shkruan Mane.

Gazetari Mane shkruan se Lapaj ka kandiduar edhe dy motrat Livia dhe Josilda Stavri.

Partiçka e Adriatik Lapajt ka kandiduar për deputetë në të njëjtat lista dy motrat Livia dhe Josilda Stavri. Rrumpalla politike-tribaliste e Tikut vijon më tej duke kandiduar në të njëjtën listë burrin dhe gruan përkatësisht Bardhok dhe Flora Mikeli. Prisni se nuk kemi mbaruar ende, në të njëjtën listë partiçka e Tikut kandidon për deputetë babain dhe djalin: Hasan dhe Eriseld Deda. Pra nëse Tik Lapaj merr pushtetin, në parlament do jetë vetë si deputet njëkohësisht do ketë edhe babain e tij Ferman Lapaj, do ketë deputetë një çift burrë e grua, dy motra si dhe një tjetër baba me djalin e tij. Mysybet parti, edepsëz milet!”, shkruan Mane.