Ish missi Eria Ago e dashura e Safet Bajrit dhe pjesë e bandës. Pamjet e kamerave pas vrasjes së Fatbardh Licit, largoi autorët me makinë

Dosje rozë

Publikuar: 14/03/2025

Ish missi Eria Ago e dashura e Safet Bajrit dhe pjesë e bandës. Pamjet e kamerave pas vrasjes së Fatbardh Licit, largoi autorët me makinë

E dashura e Safet Bajrit është arrestuar rreth 2 javë më parë, nën akuzë për “përkrahje të autorit të krimit”.  Mësohet se bëhet fjalë për ish missin Eria Ago, një emër i njohur në fushën e showbizz.

Herët në mëngjes më 10 gusht 2018, Safet Bajri, i njohur si i forti i Dobracit, u nis nga Tirana bashkë me të dashurën e tij, Eria Ago., ish-miss dhe Astmer Bilalin, pasi kishte planifikuar vrasjen e Fatbardh Licit.

Në Lezhë mbërrijnë në orën 06:11, prej andej në Shkodër.

Sipas SPAK, dyshohet se Safet Bajri dhe Bilali marrin automjetin e vjedhur dhe afrohen te lokali që Sokol Lici kishte me qira.

Aty pinte çdo mëngjes vëllai i Sokolit, Fatbardh Lici.

Këtë të fundit e qëllojnë me breshëri kallashnikovi, duke e lënë të vdekur në vend.

Pas vrasjes, mjeti ka lëvizur në drejtim të Dobracit, ku ka hyrë në rrugicën që të çon te lokali i Bajrave, ku dyshohet të ketë zbritur Safet Bajri.

Më pas, Astmer Bilali djeg automjetin që përdorën në vrasje.

Njëzet minuta më vonë, është Eria Ago., e dashura e Safetit, që drejtonte automjetin me të cilin janë larguar.

Para hetuesve, vajza ka deklaruar se ka qenë në Tiranë kur ka ndodhur vrasja, por në fakt ka gënjyer, pasi shfaqet në pamjet filmike në Shkodër 20 minuta pas atentatit ndaj Licit.

Për këtë arsye, SPAK ka firmosur urdhër-arrest ndaj saj dhe ajo ka përfunduar në pranga, nën dyshimet për krijim të kushteve për të kryer vrasje dhe përkrahje të autorëve të krimit.

Sipas hetuesve, ka dyshime se ajo kishte dijeni për ngjarjen. SPAK thotë se ishte Behar Bajri që përplasi Ibrahim Licin e Astmer Bilalin.

Fatbardh Licin e vranë në shenjë hakmarrjeje, pasi dyshonin se Ibrahimi kishte vrarë mikun e tyre, Boran Bërcana, dhe partneren e tij, Silvi Ndoci. Boran Bërcana dyshohej si autor i atentatit me tritol ndaj Pellumb Kullës, dhëndrit të Licëve.

Bërcana ishte shok me Gjin Ndojin, që u vra, sipas SPAK, nga Behar Bajri. Safet e Behar Bajri dhe Astmer Bilali janë tashmë zyrtarisht të akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit.

Ata u tradhtuan nga kamerat e sigurisë në qytet dhe, në çdo lëvizje, u fokusuan.

Analizimi i pamjeve filmike dhe provave të tjera ka bindur hetuesit se Safet e Behar Bajri dhe Astmer Bilali janë autorë të vrasjes.

Eria Ago në përgjimet e Zogut të Tiranës

Eria Ago është përmendur edhe në përgjimet që futën në burg Hermes Nikajn, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”. Në vitin 2020, përgjimet e Nikajt, kanë nxjerrë në skenë edhe emra të njohur të showbizit shqiptar. Një nga protagonitet në këtë rrjet prositucioni është edhe ish-missi, Eria Ago.

Në përgjime, Ago kërkohet nga Anjeza Bena për të kryer marrëdhënie intime. Mesazhet përcillen përmes “Zogut të Tiranës”. Edhe pse asokohe, stafi i ZËRI-t, konfirmoi se “E” në fjalë ishte ish-miss Albania, Eria Ago, kjo e fundit reagoi e revoltuar se nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen.

Pas publikimit të lajmeve për të, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ajo pretendonte se e gjitha ishte shpifje për të hedhur baltë mbi figurën e saj. Madje THEKSONTE se nuk kishte nevojë për para.