Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Politikë

Publikuar: 11/03/2025

Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë.

Duke analizuar formulën e shpalosur prej Edi Ramës, në listën e mbyllur me 46 vende në 12 qarqe në zonën e sigurt për të dalë deputet do jenë drejtuesit politik, ndërsa 35 vendet e mbetura në listën e mbyllur do të plotësohen me deputete aktuale gra, figura të reja nga kabineti qeveritar, platforma “deputeti që duam” dhe diaspora.

Por cilët janë kandidatët në listën e mbyllur dhe ata që do të “mbledhin” votat?!

Në listën e mbyllur do të jenë:

Tiranë – Ogerta Manastirliu, Elisa Spiropali

Fier – Belinda Balluku

Dibër – Blendi Klosi

Vlorë – Bledi Çuçi

Korçë – Niko Peleshi

Gjirokastër – Mirela Kumbaro

Elbasan – Arbian Manzaku

Kukës – Eduart Shalsi

Lezhë – Ulsi Manja

/TCH