VIDEO: “Futja 250… jo, jo bëje 300 e ca mi gocë” – Manipulimi i frikshëm i primareve të PD-së

Politikë

Publikuar: 10/03/2025

 VIDEO: “Futja 250… jo, jo bëje 300 e ca mi gocë” – Manipulimi i frikshëm i primareve të PD-së

Partia Demokratike ka 12 vite që ankohet pa pushim për manipulimin e zgjedhjeve duke ngritur akuza e kauza në emër të votës së lirë. Madje kanë djegur mandate e bojkotuar zgjedhje në emër të kësaj kauze.

Por kur vjen puna për procese votimi brenda vetes manipulimi është i frikshëm. Në videon e publikuar nga gazeta TemA duket një nga momentet kur komisionerët e PD i shtojnë votat në një qarqet e vendit.

Kujtojmë se Adriana Kalaja një nga militantet më ekstreme të Berishës dhe që i kishte paraqitur hapur kryetarit të PD-së  ‘faturën’ për një vend të sigurt në listë, përmes një postimi në Facebook la të kuptohet pas përfundimit të Primareve se ka dalë e zhgënjyer nga ky proces. Ajo pranoi qefmbetjen dhe se procesi i Primareve në Partinë Demokratike ka pasur problematika. /Tema

VIDEO: