“Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Berisha: Koalicioni më i fuqishëm në 32 vite, përfaqëson shumicën absolute dhe elitën politike!

Politikë

Publikuar: 10/03/2025

“Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Berisha: Koalicioni më i fuqishëm në 32 vite, përfaqëson shumicën absolute dhe elitën politike!

Partia Demokratike po mban një takim ku bëhet edhe prezantimi i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për zgjedhjet e 11 majit.

Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se ky koalicion përfaqëson elitat politike dhe ka në përbërje sipas tij qendrestare, patriotë dhe ekspertë të shquar.

Nder i jashtëzakonshëm t’u drejtohem shqiptarëve bashkë me koalicionin më të fuqishëm që Shqipëria ka përjetuar në 32 vite. Tu drejtohem shqiptarëve në një moment historik të cilin ky komb vendos në përpjekjen më epike për tu ndarë nga diktatura e dytë që kombi përjetoi 34 vite pas përmbysjes së diktaturës së parë. Kjo ditë është një ditë shumë e veçantë në historinë e përpjekjes së shqiptarëve për liri e dinjitet, për një Shqipëri të jetueshme, “Made in Albania”, madhështore, Shqipërinë e ëndrrave të shqiptarëve. Ky koalicion që inaugurohet sot para shqiptarëve përfaqëson jo vetëm shumicën absolute në distancë të qytetarëve shqiptarë, por përfaqëson në distancë elitën politike dhe të gjithanshme të kombit shqiptar. Ky koalicion ka në gjirin e tij vajza e djem, burra e gra, qendrestarë të pamposhtur, patriotë, personalitete dhe ekspertë të shquar”, tha ai.

Partitë pjesë e koalicionit:

1. Partia e Lirisë, përfaqësuar nga Presidenti Ilir Metaj

2. Partia Republikane, përfaqësuar nga Kryetari Fatmir Mediu

3. Partia Demokristiane, përfaqësuar nga Kryetari Nard Ndoka

4. Partia Bashkim për të Drejtat e Njeiut, përfaqësuar nga Kryetari Vangjel Dule

5. Patia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë përfaqësuar nga Kryetari Agron Duka

6. Partia Kombëtare Konservatore Albania, përfaqësuar nga Kryetari Kujtim Gjuzi

7. Partia Emigracioni Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Kostaq Papa

8. Partia Aleanca Arbnore Kombëtare, përfaqësuar nga Kryetari Gjet Ndoj

9. Partia Aleanca Europiane Ekologjike përfaqësuar nga Kryetari Sazan Guri

10. Partia Personat me Aftësi të Kufizuar, përfaqësuar nga Kryetari Gjovalin Shqalshi

11. Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, përfaqësuar nga Kryetari Nikolin Staka

12. Partia Lëvizja e Legalitetit, përfaqësuar nga Kryetari Shpëtim Axhani

13. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Ylber Valteri

14. Partia Ora e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Zef Shtjefni

15. Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Mhill Gecaj

16. Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Dhimtër Muslia

17. Partia Fryma e Re Demokratike, përfaqësuar nga Kryetari Sali Shehu

18. Partia Bashkimi Liberald Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Arian Starova

19. Partia Balli Kombëtar Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Adriatik Alimadhi

20. Partia Balli Kombëtar Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Artur Roshi

21. Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar përfaqësuar nga Kryetari Selami Jenishehri

22. Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Rivelino Çuno

23. Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Muharem Doda

24. Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, përfaqësuar nga Kryetari Vasil Sterjovski

25. Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet përfaqësuar nga kryetari Shpëtim Idrizi