Aktivisti rrëfen bisedën e fundit me Andis Harasanin: Edhe pse ishte shumë i sëmurë vetë, interesohej për shëndetin e dikujt tjetër

Aktualitet

Publikuar: 10/03/2025

Aktivisti rrëfen bisedën e fundit me Andis Harasanin: Edhe pse ishte shumë i sëmurë vetë, interesohej për shëndetin e dikujt tjetër

Ikja e parakohshme nga kjo jetë e ish-deputetit Andis Harasani, ka trishtuar miqtë dhe të njohurit e tij. 

Një prej tyre ka qenë edhe aktivisti Genc Sejko i cili në llogarinë e tij në “Facebook” ka treguar për bisedën e tij të fundit me ish-deputetin.

Teksa i ka shprehur ngushëllime familjarëve për këtë humbje të madhe, Sejko shkruan se Harasani ishte qytetari i vërtetë, i cili pavarësisht sëmundjes së tij e cila po e shkatërronte nga dita në ditë, shqetësohej për të tjerët.

“Para disa muajsh një familjar i imi kishte postuar një foto me mua. Më shkuan në inbox Andis Harasani, ‘a je mirë’ më thotë ‘se dukesh i dobësuar’. Ky ishte Andisi. 

Një qytetar i vërtetë, që edhe pse ishte shumë i sëmurë vetë, interesohej për shëndetin e dikujt tjetër.

Andisi ishte nga brezi i fundit i deputetëve që me të vërtetë qëndronte për dicka. Ngushëllime familjes! Zoti e pastë në kujdesin e tij”, shkruan Sejko.