Rama ironizon procesin e primareve në PD, publikon deklaratën e Berishës me videon me 3 bufë

Politikë

Publikuar: 05/03/2025

Rama ironizon procesin e primareve në PD, publikon deklaratën e Berishës me videon me 3 bufë

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar procesin e primareve në Partinë Demokratike.

Në një postim në facebook, Rama publikoi një video me 3 bufë teksa dëgjohet kreu i PD, Sali Berisha, i cili u kërkon ndjesë demokratëve të cilët nuk votuan për shkaqe burokratike.

“Vetëm demokratë e demokratë pa votuar dhe kjo më lëndon. Unë u kërkoj atyre të falur sot për këtë privim të padrejtë që iu është bërë nga shkaqet burokratike”, është shprehur Berisha, deklaratë të cilën Rama e ironizoi me videon e tre bufave. 

Kujtojmë se gjatë rubrikës “Sy më Sy”, kryeministri Rama u shpreh dje se PD është një kënetë me një buf dhe gjithfarësoj speciesh.

“Prisni kur t’ju shfaqet lista e deputetëve dhe shihni pak atë listën e mbyllur. Aty m’u përqendroni.

Ajo lista e mbyllur e “kënetës” është me speciet më të ulëta të politikës, të faunës politike, prapë aty do t’i kemi thotë “këneta”, tha Rama.