Ilir Meta dhe hajdutët e tij në listën e PD; “sakrilegji” i fundit i Sali Berishës

Politikë

Publikuar: 05/03/2025

Ilir Meta dhe hajdutët e tij në listën e PD; “sakrilegji” i fundit i Sali Berishës

Në koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Sali Berisha futi 25 parti, mes tyre dhe partinë e Ilir Metës, të cilës i dhurojë 4 mandate të demokratëve, siç i dhuroi nga 1 mandat dhe Fatmir Mediut, Agron Dukës, Vangjel Dules e Shpëtim Idrizit.

Por te Sali Berisha, po lobojnë disa oligarkë shëndetësie e ndërtimi, për të shtuar te lista e mbyllur dhe Petrit Vasilin, ngaqë Ilir Meta i la me “gisht në gojë”, atë dhe Edmond Panaritin, Petraq Milon, Agim Neshon, Muharrem Berishën, Briseida Shehun etj.

Për futjen e Ilir Metës dhe hajdutëve të LSI, në koalicion me 4 mandate të sigurta te lista e PD; Sali Berisha, tha se Partia e Lirisë ka fuqi morale e mbështeje të madhe popullore, që do ndihmojë për rrëzimin e Edi Ramës dhe integrimin e Shqipërisë në BE.

Në fakt, është lëvizje për lirimin e Ilir Metës nga burgu, me mendimin se duke e veshur me mandat deputeti, do detyrojë SPAK-un dhe Gjykatën e Posaçme, ta lirojnë e t’i pushojnë çështjen penale, por do dalin huq, sepse ai është arrestuar për vepra penale që do gjykohet në arrest me burg.

Se cili do jetë fati i Ili Metës, kjo nuk varet nga manovrat e Sali Berishës, që është edhe vetë në proces gjykimi penal; por e përcaktojnë vetëm SPAK dhe Gjykata e Posaçme, që po vazhdojnë ta hetojnë për dosje të tjera e do ta nxjerrin në gjyq pa e nxjerrë nga burgu.

Duke dashur të shpëtojë Ilir Metën nga burgu e ta çojë deputet në parlament, Sali Berisha do t’i humbasë PD shumë vota demokratësh, vota të anëtarëve e militantëve të larguar pas çarjes së partisë, që kanë patur ndërmend të votojnë për të më 11 maj.

Sepse ata, nuk mund të shërbejnë si “kokrra” votash për të bërë deputetë hajdutët e LSI, siç u veprua me votat e tyre në vitin 2009, kur Sali Berisha futi LSI-në në qeveri dhe i dha 4 ministra që kishin në dorë 30% të pushtetit.

Me votat e demokratëve, hajdutët e LSI uzurpuan postet dhe vendet e punës në sektorët e shëndetësisë, bujqësisë, ushqimit, naftës, rrugëve, mineraleve, arsimit, energjisë, transportit, targave, patentave, hipotekave, pronave, aviacionit, porteve detare, hekurudhës e burgjeve, ku prej 4 muaj e gjysëm është burgosur Ilir Meta.

Por me futjen e llir Metës dhe hajdutëve të tij në listat e sigurta, Sali Berisha do t’i shkaktojë PD, firo votash dhe nga pjesa “gri” e shoqërisë, që është e zhgënyer nga hajdutët e PS, por nuk mund të votojnë për hajduët e LSI, që deri në vitin 2017 ishin në pushtet me Edi Ramën.

PD do t’i pakësojë vota dhe futja në listë e Vangjel Dules, jo prej faktit që edhe vetë ka marrë 760 vota në zgjedhjet e 2021, por sepse është “ushtar” i çetës së Fredi Belerit dhe lëvizjes anti-shqiptare “Ringjallja e Vorio-Epirit”.

Firo votash, PD do t’i shkaktojë dhe futja në listë e Fatmir Mediut, një prej monstrave të korrupsionit e krimit të organizuar; i cili është në proces gjykimi nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme, si bashkëpunëtor në ngritjen e fabrikës së Gërdecit ku u vranë 26 njerëz.