Gjyqi i Adriatik Llallës, nga arratia ish-prokurori i Përgjithshëm heq dorë nga rekursi në Gjykatën e Lartë

Kronike

Publikuar: 05/03/2025

Gjyqi i Adriatik Llallës, nga arratia ish-prokurori i Përgjithshëm heq dorë nga rekursi në Gjykatën e Lartë

Adriatik Llalla, ish-prokuror i Përgjithshëm i vendit ka hequr dorë nga rekursi në Gjykatën e Lartë dhe për pasojë nga beteja me SPAK.

Si një i dënuar me dy vite burg, pesë vite heqje e të drejtës për të mbajtur funksione publike ish-kryeprokurori e ka dorëzuar kërkesën përmes avokatit mbrojtës, teksa vazhdon të jetë në kërkim.

Kjo heqje dorë nga rekursi vjen pikërisht në kohën kur Gjykata e Lartë ka shpallur datën e gjyqit katër vjet nga dënimi i Adriatik Llallës, por edhe me shumë mundësi edhe afrimit drejt afatit të parashkrimit të dënimit. Gjykata e Lartë ka bërë publike se dita e gjyqit do të jetë në 25 mars dhe ka si relator gjyqtarin e lartë Ilir Panda. Por me dorëzimin e heqjes dorë nga rekursi pritet që gjykata të gjendet pa objekt dhe pa çështje për të shqyrtuar.

Llalla u shpall fajtor për fshehje të pasurisë, ndonëse mbrojtja e tij ligjore e kundërshtoi dicka të tillë. Vendimi në maj të vitit 2021 u dha nga gjyqtarja Daniela Shirka, ndërsa hetimet u kryen nga prokurori Klodian Braho.