“Berisha ka bërë koalicion me të korruptuar”, Halit Valteri: Sa të jetë rrangalla Sali dhe aleati i tij Meta, Ramës s’i duhet gjë tjetër!

Politikë

Publikuar: 05/03/2025

“Berisha ka bërë koalicion me të korruptuar”, Halit Valteri: Sa të jetë rrangalla Sali dhe aleati i tij Meta, Ramës s’i duhet gjë tjetër!

Ish-deputeti Halit Valteri mendon se Sali Berisha dhe Ilir Meta do bëjnë çdo lloj makinacioni dhe manovre politike që kreu i PL-së të arrijë lirinë dhe një prej këtyre është zgjedhja si deputet i Parlamentit më 11 maj.

Por ai vuri në dukje një këndvështrim tjetër të situatës politike për koalicionin e “Aleancës Shqipëria Madhështore” që drejton PD-ja. Aleancën e njerëzve të korruptuar të bërë bashkë dhe që kanë trumbetuar goditjen e drejtësisë së re.

Njerëzit më të korruptuar që i kanë pjesë të koalicionit. Janë me dosje dhe me probleme me drejtësinë. Ata janë të gatshëm të bëjnë çdo lloj manovre dhe koalicioni për të përfituar.

Unë mendoj se Berisha i ka bërë nder të madh Ramës, i ka dhënë 2-3 mandate shtesë me këta emra që ka përfshirë në koalicion, deri edhe parti që nuk njihen dhe njerëz me probleme me drejtësinë.

Ata dështuan me primaret, kanë edhe koalicion të dështuar tani me emrat si Ilir Meta apo Fatmir Mediu, përfshi edhe Berishën vetë, të gjithë me probleme me drejtësinë”, tha Valteri.

Për sa kohë keni këtë rrangallë në krye të PD-së, që ka monopolizuiar opozitën, bashkë me Ilir Metën, Ramës nuk i duhet asgjë tjetër vetëm të tregojë gishtin e të thotë, ‘o mua, o këta’. Tani bëhen punë shumë më të mira se kur Shqipërinë e drejtonte Damir Fazlliçi me Berishën”, tha ndër të tjera ai.