Ndërrimi i kutive të votimit, mbushja e kutive me vota fiktive, si dhe blerja e votës janë fenomenet që shoqëruan procesin e primareve në PD.
Në Konispol u gjetën 20 vota më shumë sesa numri i votuesve në këtë qendër, duke vërtetuar se kutitë janë mbushur masivisht. Kështu ka ndodhur në zgjedhjet parlamentare të vitit 1996, të organizuara nga Berisha, kur hyri kultura e vjedhjes dhe manipulimit të votës në Shqipëri.
Në të gjitha qarqet e vendit janë raportuar parregullsi në procesin zgjedhor të primareve në PD, madje janë manipuluar edhe shifrat e pjesëmarrjes.
Partia Demokratike njoftoi në mbyllje të procesit se pjesëmarrja në këto zgjedhje ka shënuar një rekord të lartë, duke arritur në 50,854 votues. Por të dhënat tregojnë se kjo shifër është shumë më e ulët krahasuar me vitin 2021. Për shembull, në vitin 2021, me të drejtë vote, PD e qarkut Shkodër ka pasur më shumë se 5 mijë anëtarë, nga të cilët 3 mijë vetëm në degën e Shkodrës.