Primaret, Berisha tallet me demokratët: Pragu nuk është kusht për të qenë në listë

Politikë

Publikuar: 03/03/2025

Primaret, Berisha tallet me demokratët: Pragu nuk është kusht për të qenë në listë

Siç edhe pritej dhe siç ka ndodhur tash e 34 vite, praktikisht Sali Berisha ka zbuluar talljen e radhës me demokratët, kur gjatë konferencës së sotme ai u shpreh se kalimi i pragut nuk është kusht për të qenë në listën e deputetëve. Edhe ky që është mbi prag, zbret nën prag pastaj, u shpreh Berisha.

Me këtë deklaratë të sotme Berisha tregoi edhe një herë se jo vetëm është ai që do ta mbushë listën e kandidatëve të 11 Majit me besnikët e tij, por edhe se nuk mban asnjë lloj përgjegjësie për ato që vetë thotë.

Në një farë kuptimi Berisha e drejton PD sipas parimit “vetë Ali e vetë Kadi”, ndërsa të gjithë të tjerët janë në funksion të hallit të tij personal.