Rama ironizon deklaratat e Flamur Nokës me “bufin e kënetës”!

Politikë

Publikuar: 02/03/2025

Rama ironizon deklaratat e Flamur Nokës me “bufin e kënetës”!

Jo vetëm Sali Berishën, por kryeministri Edi Rama ka ironizuar si buf kënete edhe Flamur Nokën.

Në një video të postuar në Facebook, ku shfaqet një buf, në sfond dëgjohet zëri i Nokës teksa thotë se pas 12 majit Shqipërisë do t’i vijë era shtet.

“Era shtet do ti vijë Shqipërisë më 12 maj e pas, era demokraci do ti vijë këtë vendi dhe do të lulëzojë ekonomia familjare e çdo shqiptari”, dëgjohet Noka në video. Krahas videos, Rama ka vendosur vetëm disa ikona bretkosash dhe një buf.