Berisha në Kuvend: Të miratojmë me urgjencë para zgjedhjeve ligjin për “desorizimin”

Politikë

Publikuar: 27/02/2025

Berisha në Kuvend: Të miratojmë me urgjencë para zgjedhjeve ligjin për “desorizimin”

Sali Berisha tha në Kuvend, se në botë ka ndodhur një tërmet i madh politik për përmbysjen e sorosizmit dhe ekstremit të majtë.

Ai u kërkoi ligjvënësve socialistë që ta miratojnë tani këtë ligj, pasi sipas tij pas zgjedhjeve do të jetë më i vështirë për ta.

“Siç e shihni një tërmet i madh politik ka ndodhur në botë dhe ju nuk mund të bëni të paditurin nuk mund të fshiheni sepse ky tërmet ka patur pasqyrimin më të madh pas SHBA në Shqipëri. Ky tërmet është përmbysja e sorosizmit dhe ekstremit të majtë në SHBA, por që pati reflektime të tmerrshme edhe në këtë vend. 

Ju kërkoni ta kaloni, në një kohë kur atje çdo ditë presidenti firmos zinxhir dekretesh për desorifikimin e SHBA ju vazhdoni të bëni sikur t’i mbani ato në këmbë. Të mbani në këmbë akte e qëndrime që janë në armiqësi jo vetëm me Shqipërinë, por me të gjitha vendet e lira dhe që aspirojnë të mbeten të tilla. Me urgjencë ligji për desorifikimin e Shqipërisë është emergjencë kombëtare. 

Është më mirë të bëhet tani sesa ta bëjmë ne fill pas zgjedhjeve. Se do thoni po na persekutoni. Do ketë të njëjtën peshë si dekomunistizimi. Ju e dëgjuat mbrëmë kongresin e SHBA, është institucioni themelor i demokracisë ku ju u cituar për akte antidemokratike dhe plaçkitje të fondeve të SHBA, ndaj edhe ligjin pranojeni si e keqja më e vogël për ju se ai që do bëhet pas zgjedhjeve do t’ju dhëmbë shumë”.