Analisti Endri Tafani, tha se Berisha kërkon një mbështetje politike nga Greqia prandaj bëri atë deklaratë për çështjen e detit.
I ftuar mbrëmjen e djeshme në ‘Repolitix’, analisti tha se këto deklarata bëhen nga Berisha pasi nuk është shumë i favorizuar në Greqi për të marr vota.
“Berisha kërkon një ndihmë dhe mbështetje politike për zgjedhje nga Greqia, sepse emigrantët u bë ose jo marrëveshja ata do vijojnë punën e vet. Nuk ka asnjë përfitim. Emigracioni në Greqi ka votuar për PS në zgjedhjet e kaluara. Ka një hatërmbetje të vjetër për PD. PS ka më shumë mbështetje në Greqi. Duke qenë se nuk është i favorizuar Berisha mban afër figurën e Belerit dhe pretendon që të ketë më tepër mbështetjen e Greqisë në zgjedhje”, tha ai.