Kryeministri Edi Rama ka treguar se çfarë ndodhi në gjyqin për shpifje me Gazment Bardhin.
Me anë të një postimi në X, kreu i qeverisë thotë se avokatët e deputetit të PD kanë kërkuar që të mos merreshin parasysh deklaratat, pasi ato që ka thënë Bardhi janë fakte të njohura.
Reagimi i Rames:
Një mesazh nga koordinatori juridik i shumë gjyqeve me kënetën. Lexojeni pak:
“Sot kishim gjyqin për shpifje me Gaz Bardhin. Avokatet e tij kane këmbëngulur qe te mos merren parasysh vendimet e penales, sepse medemek ato qe ka thene Bardhi janë fakte të njohura publikisht dhe ai thjesht i ka përsëritur. Plus ne parashtrime thoshin Ols Rama ashtu e Ols Rama kështu paçka se SPAKU e nxori qarte fare qe ai s’ka asnjë lidhje me akuzat e Bardhit.
Megjithatë avokati ynë ua ka bere te qarte qe padia eshte e Edi Rames dhe behet fjale për deklaratat e Bardhit per kryeministrin qe ka fshire emrin e vellait nga dosja me prokurore qe pastaj i ka prmovuar etj etj..
Pra gjyqi eshte me Edi Ramen dhe per shpifjet ndaj Edi Rames, prandaj ata duhet te sjellin prova qe te vertetojne theniet e Bardhit. Po natyrisht ata prova s’kane dhe s’perdridhen duke shtyre seancat me llafe boshe. Ju informoj per seancen tjeter”.
Eh Babale Babale, s’perdridhu s’perdridhu…