Ish-kreu i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi paraqitet në SPAK

Aktualitet

Publikuar: 24/02/2025

Ish-kreu i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi paraqitet në SPAK

Ish-kreu i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi është paraqitur në SPAK.

Thirrja e Roshit në SPAK ka lidhje me një kallëzim të Këshillit të Lartë të Shtetit, gjatë auditit të vitit 2013-2014, në kohën kur kreu i bashkisë së Kavajës ishte Roshi.

Në këtë auditim, u gjetën disa parregullsi në fushën e Urbanistikës dhe prokurimeve të fondeve publike me dëm ekonomik në vlerën 33 milion lekë. Më herët Gjykata e Durrësit kishte pushuar procedimin penal ndaj ish-kryebashkiakut socialist. 

Megjithatë Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin që dosja e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, i akuzuar për shpërdorim detyre, t’i kalojë Prokurorisë së Posaçme.