Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në facebook artikullin e “The Indipendent”, në të cilin e rëndit Shqipërinë mes pesë destinacione më të bukura për t’u vizituar.
“Male të larta, plazhe të mahnitshme dhe ishuj që shkëlqejnë në detin Jon. Shqipëria, i premton të gjitha këto thesare dhe një larmi e madhe peizazhesh natyrore në një sipërfaqe toke më të vogël”, shkruante në artikullin e saj the independent.
Kryeministri shkruan se edhe Tirana është vlerësuar nga prestigjiozja “The Independent”, si kryeqyteti që të jep ndjesinë e kompensimit të kohës së humbur, merr jetë nga skena e saj kulturore bashkëkohore.
