Zbulohet e shkuara e Ols Dados si filozof në Athinë. Udhëtime me një ministre të Ramës? T’a ndajë këtë punë është Aristotelik, Noter, Prokuror, Ndërtues, Violinist apo Romancier?

Aktualitet

Publikuar: 19/02/2025

Zbulohet e shkuara e Ols Dados si filozof në Athinë. Udhëtime me një ministre të Ramës? T’a ndajë këtë punë është Aristotelik, Noter, Prokuror, Ndërtues, Violinist apo Romancier?

Noteri Ols Dado me pallat, i katapultuar prokuror nga fustani i Ina Ramës, në shkelje flagrante të ligjit, deklaron se është shkolluar në Fakultetin e Drejtësisë nga 1991-1995.

Por në vetedeklarimin e tij, Ols Dado rezulton se ka pasur një ndërprerje tre mujore nga fakulteti me natyre meditative. Pas dështimit për t’u bërë violinist, Ols Dado ka shkuar në Greqi për të bërë një kurs për Filozof. Pasi mbaroi kursin, me bagazh Aristotelik me vete, u kthye të vijojë shkollën për jurist.


Tani, Ols Dado duhet t’a ndajë këtë punë, a është Filozof, Noter, Violinist, Ndërtues, Prokuror apo Romancier dosjesh?!
Të gjashta njëherësh nuk mundet!

Ndoshta Ols Dado nuk është as Filozof, as Noter, as Violinist, as Ndërtues, as Prokuror dhe as Romancier, por mund të jetë spiun i shërbimeve greke.

SHISH dhe shërbimet partnere mund të gjurmojnë përmes sistemit TIMS udhëtimet e shpeshta të Olsit me shumë hije në Athinë. Një burim serioz tha se udhëtimet e tij në Greqi përkojnë në kohë me udhëtimet e një ministreje të Edi Ramës, sidomos vitet e fundit.

Gjithsesi, formalisht Ols Dado është njeri i drejtësisë së re, deri kur organet ligjzbatuese të zgjohen nga gjumi dhe të verifikojnë legjitimitetin e mandatit të tij.

Por, kujdes, Ols Dado na del edhe si filozof tremujorsh! Dhe Aristoteli ka shumë thënie mbi drejtësinë.

Një nga më të njohurat është:

Drejtësia është virtyti më i lartë dhe ai që mban shoqërinë të bashkuar.

Një tjetër thënie e tij është:

Barazia më e madhe është të trajtosh të barabartët në mënyrë të barabartë dhe të pabarabartët në mënyrë të pabarabartë, në përpjesëtim me pabarazinë e tyre.”

Kjo pasqyron konceptin e tij për drejtësinë shpërndarëse dhe korrigjuese, të cilat janë thelbësore në sistemet juridike moderne.

Pallati dhe ‘Range Rover-i’ i Ols Dados

Rruga e Kavajës është një prej zonave më të njohura në Tiranë. Segmenti më i preferuar i saj është ai që kalon mes dy trotuarëve, ku nga njëra anë është xhamia, diku më poshtë, në të kundërt të saj, është kisha. Tiranasit e Rrugës së Kavajës mblidheshin te “Tymi” pas viteve ‘90, pak më poshtë ishte “Samsung” në kohë të PD-së, që në kohën e PS-së u kthye në “Apex”.

Në kohën që po jetojmë, në kohën e “SPAK”, zona do quhet “Te pallati i prokurorit”. Aty ku gjendet rrugica e Bogdanëve, është ndërtuar pothuajse buzë rruge një pallat 9-katësh, shumë elegant, ku apartamentet shiten me 3 mijë euro metri katror dhe dyqanet me 7 mijë euro.

Pallati është ndërtuar nga firma ndërtuese “Ald Edil”, e sipërmarrësit Astrit Kamberi. Leja e ndërtimit mban datën 06/05/2021 dhe është miratuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Por kjo ishte hera e dytë që leja u dha, pasi një herë ajo ishte refuzuar.

Sipas “vettingut” që i është bërë prokurorit Dado nga KPK, del kjo e dhënë: “Subjekti, së bashku me pronarët e tjerë të truallit, kanë lidhur kontratë sipërmarrjeje në datë 25.10.2016, me objekt ndërtimin e një godine shumëkatëshe banimi dhe shërbimi. Sipas kësaj kontrate, sipërfaqja ndërtimore që do të përfitojë dhe kalojë në pronësi të palës pronare do të jetë 43%… subjekti deklaron se kontrata e sipërmarrjes është revokuar me shoqërinë “R” më datë 12.10.2017.”

Në 2017, ndër emrat e pronarëve që lidhën kontratën që dështoi me firmën e ndërtimit “R”, emri i Ols Dados nuk figuronte. Duhet të vendosej më pas…

Pallati 9-katësh u ndërtua më pas në pronën e familjes me mbiemër Berisha në Shkodër, një degëzim martesor me fisin “Berisha” që rrjedh nga vitet 1920, përfshin edhe motrat Rozmari Nonaj (Dado) dhe Terezina Nonaj (Adhami), e para nëna e Ols Dados dhe tjetra tezja e tij.

Motrat Nonaj janë bijat e një nëne të martuar me Berishë, ndërkohë që pinjollë të këtij mbiemri, si vëllezërit Zef Berisha me Eduard Berisha, ato i kanë djem daje. Të gjithë trashëgimtarët e familjes Berisha, ku përfshihet edhe Ana Shkreli, bashkëshortja e Stefan Berishës, janë kushërinj të Ols Dados.

Pallati 9-katësh në qendër të Tiranës është ndërtuar mbi truallin e familjes disidente shkodrane “Berisha”, të persekutuar në kohën e komunizmit. Shtëpia e vjetër, 124 metra katrorë, që u shemb për një pallat të ri, mbante peshën e viteve, emrat e dhjetëra trashëgimtarëve dhe një ndërtim shtesë pa leje. Të gjithë pronarët e shtëpisë, bashkë me Rozmari (Dado) Nonaj, njihen nga strukturat e Partisë Demokratike në Tiranë, Durrës dhe Shkodër si anëtarë të kësaj partie dhe aktivistë të flaktë që nga viti 1991.

Praktikisht, Ols Dado është rritur në një familje të thekur antikomuniste, me baba dhe nënë, me prindër të persekutuar. Persekutimi komunist i bëri të jetojnë në Shijak. Nga atje në Durrës dhe më pas në Tiranë.

Familjet Dado dhe Olldashi kanë një miqësi të fortë, këtë e dëshmon edhe një lundrim i thjeshtë në adresat e Facebook të Joana Dado Qamirani, motra e Ols Dados, dhe i ndjeri Milto Dado, babai.

Prokurori i “zi” me Range Rover të kuq

Po të hulumtosh vetëm të dhënat e vendimit Nr. 583 datë 3/11/2022, për vettingun e prokurorit Ols Dado, kupton sa pak duhet për të futur dikë në burg. Nëse këmbëhen për një seancë pyetjesh hetimore, sipas stilit “Dado”, duke ju sekuestruar edhe telefonat, Valbona Sanxhaktari, Genta Bungo me Ina Goxhaj e Adela Kondakçiun, do dilte një lajm i bujshëm, pasuar me një arrestim.

“Vajzat” e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) kontrolluan “letrat” dhe aty panë që Ols Dado ishte emëruar prokuror më 21/11/2008, por shmangën çdo analizë ligjore mbi këtë fakt; mbi faktin se ai nuk plotësonte asnjë kriter profesional për këtë funksion, sepse nuk kishte punuar asnjë ditë si gjyqtar, prokuror apo të plotësonte ndonjë alternativë tjetër që të justifikonte emërimin e tij. Dado kishte punuar noter. “Ina” dhe “Adela” e KPK-së mbyllën katër sy dhe dy palë veshë, duke certifikuar këtë emërim të paligjshëm.

Babai i Ols Dados, Milto Dado, tregohet në vendimin e KPK-së se ka qenë njëkohësisht pensionist dhe noter: “Babai i subjektit, M.D., është pensionist prej datës 28.05.1992 dhe përfiton pension pleqërie në masën 18.434 lekë/muaj”. Pensioni me detyrën publike shemb skemën e kontributeve dhe vettingun e prokurorit Dado nëse do matej me kutin e ligjit.

“Vajzat” e KPK-së mbyllën sytë për Ols Dadon, edhe për mënyrën se si “kolegu” përfitoi “tokën” përmes dhurimit nga nëna e tij në vitin 2016. Në vendim përmendet fakti se, “Nëna e subjektit ka trashëguar pasurinë dhe në vitin 2016 ia ka dhuruar të birit, Ols Dado…” pa u ndalur të shqyrtojnë si u bë Ols Dado pronar i ¼ pjesë të kësaj pasurie (siç del nga tabela e lejes së ndërtimit).

KPK, që shumë herë ka numëruar cm² të pasurive të tepërta të prokurorëve të shkarkuar, këtë herë mbylli sytë dhe nuk pa se si trashëgimia e pjesëve të pronës për pallat, e bëri paritur pronar kryesor Ols Dadon për të përfituar ¼ e saj.

Prokurori “hero” ka përfituar në pallatin me letra “të rregullta”, që u ndërtua bash në qendrën e lakmueshme të Tiranës, një pasuri – dyqan, shtëpi, garazhe – që tejkalojnë vlerën 1 milion eurove, sipas çmimeve të shitjes që paraqet godina e përfunduar në Rrugën e Kavajës.

Por prokurori Dado kishte edhe dy apartamente të tjera në Tiranë. Ai deklaroi para kolegeve të KPK-së se kishte blerë dy apartamente. Njëri me sip. 129.8 m², porositur te firma “K” sh.p.k dhe tjetri apartament 2+1, me sipërfaqe 115.89 m², Njësia Bashkiake blv. “Zogu I”, rr. “Maliq Muço”. Të dy apartamentet tek një vend i lakmueshëm në Tiranë (ish-Cirku). Burimi i të ardhurave deklaruar nga prokurori ishte nga puna e noteres, ish-bashkëshortes Gentiana Bardhoka (martesa 1999 – 2005), nga aktiviteti privat i prindërve, nga pensioni i plotë pleqërisë së tyre dhe nga shitje pasurish të paluajtshme.

Praktikisht, Ols Dado deklaroi se nuk ka krijuar asnjë të ardhur personalisht, me punën e tij, në jetën e tij, deri ditën kur u emërua prokuror.

Me prona të dhuruara që kalojnë vlerën e mbi 2 milionë eurove, me një karrierë të falur nga “Zoti” i organeve të drejtësisë, prokurori Dado një ditë të bukur mendoi të blinte një makinë të re të kuqe flakë. Range Rover evoque 5. Ai e deklaroi si të blerë me “leasing” në 8/3/2018, Range-in 22.500 euro. Çmimi i kësaj makine sexy e kalon atë të deklaruar në vitin e blerjes, por prokurorit i lejohet një ulje e lehtë nga kompania Porsche.

Prokurori me pallate dhe Range Rover të kuq u emërua në SPAK nga qeveria e prokurorëve në mars 2023. Disa konkurrentë me karrierë magjistrati u eliminuan për t’i hapur rrugë emërimit në SPAK të noterit me pasion imobiliaret, Ols Dado.

Ngritja e godinës së “Drejtësisë” nga e para, fillon një histori të re post-komuniste në vitet ’90, me kursin e famshëm të plepave në Durrës. Atje ku për 3 muaj vere “u poqën” hetuesit e 20 viteve të ardhshëm të demokracisë dhe për 6 muaj mësuan të mbajnë çekiçin në duar, gjyqtarët. Emrat e tyre shkruajtën historinë e gjyqësorit shqiptar deri në ditën kur erdhi radha e Ols Dado-ve që nuk bënë as një ditë kurs, për të qenë specialë, ashtu si i duhen SPAK.

Ols Dado, po goditet se ia “rrasi” Veliajt – tha dikush…tjetri u kënaq kur dëgjoi: i nguli “dadon” Erionit. Ndërkohë që të gjithë kënaqen me “të rrasme” dhe “te ngulme”, noteri Dado, nga “penthouse”-in i tij, po sistemon mobiljet e reja të blera me pensionin e babait antikomunist dhe lekët mamasë demokrate.

Punët që ka bërë Ols Dado para se të emërohej prokuror

● 16.12.1995 – 15.2.1996, punonjës pranë Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta. Emërimi i bëhet nga Engjëll Dakli, ish-ministër i PD-së. Në atë kohë kjo ministri kishte emërtimin: Ministria e Punës, Emigracionit, Përkrahjes Sociale dhe të Përndjekurve Politikë.
● 16.2.1996 – 10.9.1996, punonjës pranë “A.M.C” sh.a. Kompania (AMC) krijohet në nëntor 1995 dhe Ols Dado filloi punë si operator celulari.
● 29.1.1997 – 8.11.2000, punonjës pranë Bashkisë Durrës. Emërimin si specialist në këtë bashki e bën Arqile Gorea i PD-së.
● 9.11.2000 – 30.6.2003, nuk punoi. U mbajt pa deklarime me të ardhurat e babait, Milto Dado (noter) dhe bashkëshortes Gentiana Bardhoka (notere).
● 1.7.2003 – 29.9.2005, punonjës në ish-Komisionin e Letrave me Vlerë. Emëruar nga Kryekomisionerja e Komisionit Shqiptar të Letrave me Vlerë, Elisabeta Gjonaj.
● 2005 – 2008, bëhet noter pa konkurrim, duke hapur NIPT-in K52025501V, pasi e trashëgon licencën nga babai i tij, noteri Milto Dado.