Treshja e fustaneve të shqyera: Dashnorja e Tatimeve, Dashnori i Peqinit dhe Dashnori i Demokracisë, bundrat televizivo-politike janë tërbuar

Dosje rozë

Publikuar: 19/02/2025

Treshja e fustaneve të shqyera: Dashnorja e Tatimeve, Dashnori i Peqinit dhe Dashnori i Demokracisë, bundrat televizivo-politike janë tërbuar

Vazhdoi edhe këtë javë teatri, në oborrin para SPAK, në “oborrin” televiziv, në Parlament. Dashnori i demokracisë Sali Berisha, Dashnori i Peqinit dhe Dashnorja e Tatimeve të Edi Ramës, iu turrën fustaneve të Ajola Xoxes, duke i analizuar çdo detaj.

Dashnori i demokracisë, Berisha, shau Dumanin dhe fustanin, njëkohësisht; Dashnor Sula iu sul hetimit të Veliajt me një fustan në dorë, ndërsa Dashnorja e Tatimeve Brisida Shehaj tejkaloi çdo pritshmëri të syrit demokrat, me zbërthimet e saj fiskale-penale.

Në dallim nga dashnori i vërtetë i drejtësisë ish-prokurori Dashnor Sula, dy të tjerët kanë dëshirë të thonë ashtu si gabim, apo pa dashje fjalën “Bundër”. Dëshirë e brendshme për të gabuar, apo në pavetëdije për ta treguar?!

Sali Berisha bën politikë me brekë, marka dhe çarçafë, por pa përmendur asnjëherë nusen e djalit të tij Armina Mevlani, aftësinë e vajzës së fiskulturistes Mimoza dhe spiker Arbenit, për të bërë sukses e pasuri duke kapërcyer nga apartamenti 65 m² i kohës së Enverit, në një vilë në pjesën “TEG” të shoqërisë shqiptare. Sipërmarrësja e “brekëve” Armina Mevlani, hapi një NIPT (L422060115K) në opozitë (6/10/2014) dhe, që atëherë u bë milionere, duke sfiduar edhe vetë Elton Ilirianin për pasuri.

Këshilltari ligjor, Shkëlzen Berisha, ka 20 vjet që merret me “këshillime” dhe mezi arriti të blejë shtëpi në Stockholm të Suedisë, përveç boronicave të Shqipërisë, ndërkohë që veshjet e vajzës së Argita Berishës nuk dihet ku janë në Europë, pasi u bënë prej floriri nga 3% i mamit të saj.

Me punë trashëgimore u mor edhe doktor Jamarbër Malltezi, dhëndri i doktor Berishës, por nuk pati suksesin e Armina Mevlanit, që i ka të brendshmet “Victoria’s Secret 2026”, ndërsa ai një kasketë republikane të kohës së Berishës 1.

Ish-prokuror Dashnori, duke u munduar të gjejë fjalët mbi një fustan të paveshur grash, ulëriste në Parlament për 5D-në. Disa ditë para ulërimës, deklaroi solemnisht: “Nëse fiton prapë Rama, do iki nga Shqipëria!”.

Po ku do shkosh o “derr i bardhë” nga Peqini – i tha një gazetar, kur gruan e ke notere (Elida Sula) dhe djalin e vajzën për marshalla me biznese – si do i lësh të gjithë në këtë maskarallëk shqiptar?!

“Follow the money” – bërtiste Dashnorja e Tatimeve Brisejda Shehaj. Në burg të gjithë, mundësisht t’ua shqyejnë çarçafët, brekët, me gjithë gra e kalamalaj brenda. Përderisa s’kam unë, në litar të gjithë!

“Follow the money” – bërtiste, pa u merakosur se kjo ndjekje mund t’i shkojë edhe Saje Qorrit me një akuzë të re, ku të jetë edhe vetë dëshmitare bashkë me Erjon Bodurin, shokun e vjetër të kanabizimit. “Follow the money” të kompanisë SE AH IS… follow çdo qindarkë të vjedhur nga Adnani në familje dhe në shtet. Yrysh, Follow the money!

Bundrat televizivo – politike janë tërbuar. Po vjen stina që ndërrohet gjaku…