Një tjetër deputet i PD tërhiqet nga Primaret: Ky model më shumë e dëmton se sa e ndihmon opozitën!

Politikë

Publikuar: 19/02/2025

Një tjetër deputet i PD tërhiqet nga Primaret: Ky model më shumë e dëmton se sa e ndihmon opozitën!

Një tjetër deputet i PD tërhiqet nga gara e primareve të PD-së. Deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferri njoftoi se nuk do të marrë pjesë në Primare.

Xhaferri tha se arsyeja e mos marrjes pjesë në primare lidhet me qendrimet e tij, kundër këtij procesi, që sipas demokratit nuk bashkojnë, por përçajnë më shumë opozitën.

Kam qenë që në krye të herës kundër këtij modeli primaresh që më shumë e dëmtojnë sesa ndihmojnë opozitën“, është shprehur ai. 

Xhaferaj bëhet i dyti deputet, që heq dorë nga primaret e PS, pas Helidon Bushatit i cili njoftoi dje tërheqjen e tij nga gara.