Pas debateve në një seancë maratonë, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë bashkuar votat në parlament duke miratuar ndryshimet e reja në Kod Zgjedhor, që kanë për qëllim lehtësimin e votës së diasporës.
Drafti i ndryshimeve u miratua me 108 vota pro dhe me pëlqimin e Presidentit Bajram Begaj, ndërsa ndryshimet hyjnë në fuqi menjëherë.
Me 107 vota pro, është miratur edhe shpërndarja e fondit 1.5 milionë euro partive për 11 majin.