Berisha merr goditjen e parë nga Trump, SHBA ilustron me Familjen Berisha pastrimin e parave në Shqipëri: Malltezi përfitoi miliona euro

Botë

Publikuar: 17/02/2025

Berisha merr goditjen e parë nga Trump, SHBA ilustron me Familjen Berisha pastrimin e parave në Shqipëri: Malltezi përfitoi miliona euro

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e pastrimit të parave në fillim të vitit 2025, ku mes shumë shteteve është dhe Shqipëria. Sipas raportit, për shkak të krimit të lartë dhe korrupsionit, ka prezencë të shtuar të pastrimit të parave.

Pjesa më e madhe e pastrimit të parave në Shqipëri është e lidhur me trafikun e drogës dhe të qenieve njerëzore, mashtrimin me kontratat qeveritare, evazionin fiskal dhe kontrabandën. Ekonomia shqiptare e bazuar kryesisht në para në dorë, kontrollet e dobëta kufitare dhe kontrolli i dobët doganor, lehtësojnë një treg të zi për mallrat kontrabandë. Kriminelët pastrojnë të ardhurat përmes blerjeve të pasurive të paluajtshme, projekteve të ndërtimit, kriptomonedhave dhe projekteve të tjera në fushën e biznesit”, thekson raporti. 

DASH ka marrë si shembull të pastrimit të parave Sali Berishën. Në raport përmendet fakti i nisjes së hetimeve ndaj tij, teksa sipas amerikanëve, dhëndri i ish-kryeministrit përfitoi 5 mln dollarë nga afera “Partizani”.

Në vitin 2023, SPAK ndërmori veprime që përfshinin arrestime dhe sekuestrim të pasurive të ish-zyrtarëve të nivelit të lartë. Në tetor SPAK njoftoi një hetim ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i sanksionuar nga SHBA për korrupsion sipas parashikimeve të nenit 7031(c) të Aktit të Ndarjeve të Departamentit të Shtetit, Operacioneve të Jashtme dhe Programeve të Përafërta 2021, pasi dhëndri i tij përfitoi afro 5 milionë dollarë. SPAK arrestoi dhëndrin e Berishës për korrupsion dhe pastrim parash dhe sekuestroi pasuritë e tij”, theksohet në raport.

Sigurisht që ky raport është hartuar nga administrata e Biden, pasi Berisha pretendon se me administratën e Trump do ta ketë ujë muhabetin. Por, gjithsesi raporti publikohet në një kohë kur në pushtet ka ardhur Trump. Meqenëse Berisha e konsideron aleat në luftën kundër Soros, Trump nuk ka ndërhyrë për t’a hequr Berishën nga raporti i DASH si shembull i pastrimit të parave.

Më tej DASH shprehet se Shqipëria duhet të shtojë hetimet dhe paditë për pastrim parash, si dhe të luftojë korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. “Shqipëria duhet të zbatojë ligjet ekzistuese, të ndjekë udhëzimet rregullatore, të kryejë mbikëqyrje efektive, të përmirësojë bashkëpunimin në zbatimin e ligjit dhe të zgjerojë kapacitetin e policisë dhe prokurorëve për t’u fokusuar te korrupsioni, pastrimi i parave dhe krimet ekonomike. Shqipëria duhet të zbatojë plotësisht reformën gjyqësore të nisur në vitet 2016-2017”, thuhet më tej.