“Ka lindur burra vatani, emër grek me gjak çami. Me hotel rrëzë mali, rroftë e qoftë Erion Bani!”

Prapaskena

Publikuar: 16/02/2025

“Ka lindur burra vatani, emër grek me gjak çami. Me hotel rrëzë mali, rroftë e qoftë Erion Bani!”

Gazeta Tema (satirë)

Protesta e së hënës para SPAK ka qenë ndryshe nga ato të tjera. Këtë herë Muli ishte përgatitur mes të tejrash dhe shprehu mirënjohjen ndaj SPAK, që më në fund, ashtu siç tha Doktori, dëgjoi zërin e protestuesve të PD-së dhe ndryshimet në Shtëpitë e Bardhë.

Për këtë arsye Muli vendosi të ndryshojë tërësisht parullat që do t’i mbajnë njerëzit në duar.

– Çfarë mendon se duhet të jetë parulla kryesore? – tha Lelo.

– Unë mendoj se si parulla kryesore duhet të kemi diçka reflektuese për PSAK. Për shembull, një parulla e tipit: “SPAK, SPAAK, Merrna Hak”. Ose një parulla e tipit: “Para SPAK-u, para SPAK-u, sepse jemi të një gjaku”.

– Shumë të bukura, tha Muli.

Pastaj, më tej, duhet të kemi parulla të veçanta për Olsin dhe atë gjyqtarin Bani.

Një version është ky: “Ka lindur burra vatani, emër grek por me gjak çami. Me hotel rrëzë mali, rroftë e qoftë Erion Bani!”

Dhe një tjetër për Olsin: “Olsi Dado, mo ku je? Erion, Velinë e ke pre?”

– Shumë dakord, tha Muli.

Kjo e ndryshon shumë situatën.

– Duhet të ketë edhe parulla individuale, tha Lelo. “Na fal, o SPAK, s’je më kulak.”

– Shumë e bukur kjo, tha Muli. Do të jetë suprizë nesër.