Prapaskena

Kronike

Të shtëna me armë në Milano, një viktimë dhe një i plagosur

Publikuar: 15/02/2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Milano, ku si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i vrarë një person dhe një tjetër është plagosur rëndë.

Sipas gazetës Il Giorno , ngjarja ka ndodhur në një furrë buke në Piazzale Gambara, ndërsa i plagosuri mendohet se është një 26-vjeçar ukrainas dhe viktima mund të jetë bashkëkombës i tij.

Mesa duket ka qenë një ekzekutim gjakftohtë, por ende nuk dihen detajet e ngjarjes dhe motivi i sulmit. Vrasësi është në arrati dhe po kërkohet nga forcat e rendit.



Më të lexuarat