Skandal në Kuvend, Deputeti i PD-së Doda shkul mikrofonin tenton të godasë Ballën në foltore! Noka përplaset me gardën, i hedh shishe ministrit dhe Spiropalit, përjashtohet! Tensione e debate për arrestimin e Veliajt

Politikë

Publikuar: 13/02/2025

Skandal në Kuvend, Deputeti i PD-së Doda shkul mikrofonin tenton të godasë Ballën në foltore! Noka përplaset me gardën, i hedh shishe ministrit dhe Spiropalit, përjashtohet! Tensione e debate për arrestimin e Veliajt

Prej orës 10:00 Kuvendi është përfshirë në debate dhe tensione që në qendër kanë arrestimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. 

Disa deputetë demokratë u përfshinë në momente skandaloze duke dalë të bllokojnë foltoren dhe të përplasen me gardën.  Jo vetëm kaq deputeti i PD-së Petrit Doda shkuli mikrofonin, ndërsa Flamur Noka tentoi të godasë ministrin Balla e Elisa Spiropalin me shishe uji teksa fliste, por e ndaluan gardistët.

Spiropali parajamëroi 

Nëse kjo seancë do të kthehet në një seancë fyerjesh, shpifjesh e kthehet në mejdan e qenef do të mbyllet seanca do të merret koha e pushimit do të përjashtohet ai që e përdor dhe do kalojmë direkt në votim. Uluni zoti Noka keni prishur mikrofonat se do të përjashtoheni nga seanca. Ju fyertjet I përdorni boll. Nëse ndodh ju  paralajmëroj se do të ndodhë.

Ndërsa  Balla po fliste Noka u afrua të përplaset me gardën dhe qëlloi ministrin Balla dhe Spiropalin me shishe, Spiropali e përjashtoi.  

Tensione te tjera

Nga foltorja Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi Ramën se e ka dërguar Erion Veliajn në paraburgimin e Durrësit për ti mbyllur gojën, me Xhevdet Troplinin, një eksponent i njohur i botës së krimit.  Kryetarja e Kuvendit i ndërpreu fjalën pasi ishte jashtë procedure, ndërkohë që Garda rrethoi foltoren. Spiropali vendosi 5 minuta pushim.

Pas 5 minutave Berisha rifilloi fjalimin e tij në foltore duke përsëritur kërkesën që Rama të jetë i pranishëm në Kuvend.

“Kërkoj që Edi Rama të rikthehet në Tiranë në mënyrë urgjente dhe që të mos qëndrojë në Durrës ku ka dërguar edhe Erion Veliajn. Ka dërguar atje Xhevdet Troplinin, duke kërcënuar. Rama të ndërpresë presionin ndaj të burgosurit Erion Veliaj. E çoi në Durrës për ta trajtuar Troplini. Do përgjigjet Rama nëse ju ndodh gjë prokurorëve e gjyqtarëve.” tha Berisha.

Elisa Spiropali: Kjo nuk është seancë gjyqi.

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali i ndërpreu fjalën edhe kryetarit të grupit parlamentar Gazment Bardhi i cili kërkoi që kryeministri Rama të shkarkojë Erion Veliajn.

Elisa Spiropali: Respektoni prezumimin e pafajësi.
Gazment Bardhi: Mos e vuaj kaq shumë arrestimin e Erion Veliajt. Në vend që ti kërkoni kryeministrit shkarkimin e një hajduti vini na flisni për dinjitetin e Veliajt

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025 për akuzën e korrupsionit pasiv në 9 raste dhe pastrim parash. Dje GJKKO konfirmoi masën e sigurisë  ‘arrest në burg’ ndërsa ndryshoi masën e sigurisë nga arrest shtëpie në detyrim me paraqitje për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa. Në detyrim me paraqitje, janë lënë dhe 5 biznesmenë të cilët akuzohën për korrupsion aktiv. 

Në rend të ditës janë ndryshimet e Kodit Zgjedhor që kanë të bëjnë dhe me votën e diasporës dhe shkarkimi i Këshillit drejtues  të Radio Televizionit Shqiptar.