Prapaskena

Krim & Korrupsion

Faktet / Ols Dado prokuror në kundështim me ligjin, pse KLP duhet të konstatojë mbarimin e mandatit dhe lidhja me Ina Ramën

Publikuar: 11/02/2025

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, disa orë pas arrestimit, ka akuzuar nga qelia prokurorin e dosjes së tij Ols Dadon se ka shantazhuar dëshmitarët, ndërsa e ka quajtur lunatik dhe epsharak. Qëndrojnë apo jo pretendimet e Ols Dados për Erion Veliajn këtë do t’a vlerësojnë gjykatat dhe do t’a tregojë koha. Por, prokurori i komanduar në SPAK Ols Dado është emëruar prokuror në kundështim me flagrant me ligjin, me propozim të ish kryeprokurores Ina Rama, sot mikesha e tij, dhe si rrjedhojë Dado ushtron funksionin e prokurorit në kundërshtim me ligjin.

Në dokumentet e administruara nga Komisioni i Vetingut rezulton se juristi 52-vjeçar Ols Dado ka ushtruar profesionin e noterit në qytetin e Durrësit gjatë periudhës shtator 2005 deri në nëntor 2008, flat të cilin Dado është përjekur t’a fshehë nga CV-ja e tij.

Në 17 nëntor të vitit 2008, me propozim të Ina Ramës, në atë kohë kryeprokurore, Bamir Topit, në atë kohë President, emëron Ols Dados prokuror në Pogradec.

Ligji nr. Nr.8737, datë 12.2.2001 “Për prokurorinë”, i zbatueshëm në atë kohë dhe që i janë referuar Ina Rama dhe Bamir Topi, përcakton qartë në nenet 17 dhe 18 kushtet dhe kriteret për t’u zgjedhur prokuror. Ligji i zbatueshëm në atë kohë parashikonte që mund të emërohet prokuror shtetasi që ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës. Neni 18 parashikon që mund të emërohet prokuror edhe personi që nuk e ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës, por që ka punuar jo më pak se tre vjet pedagog në Shkollën e Magjistraturës, në Fakultetin Juridik, këshilltar ligjor, drejtues ose specialist në strukturat juridiko-profesionale në Kuvend, Presidencë, qeveri, Gjykatën e Lartë, Ministrinë e Drejtësisë, Avokatin e Popullit, deputet me arsim juridik dhe oficer i policisë gjyqësore.

Osl Dado nuk i plotësonte kushtet dhe kriteret ligjore për t’u emëruar Prokuror. Ligji nuk parashikonte emërimin e noterëve në funksionin e prokurorit.

Në këtë rast jemi para kushteve të mbarimit të mandatit të Ols Dados sipas nenit 64/b e në vijim të ligjit nr.96 të vitit 2016. Qëndrimi i Ols Dados në detyrë, pas ekspozimit të këtyre fakteve dhe rrethanave, kompromenton rëndë Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Një person i zgjedhur në kundërshtim flagrant me ligjin nuk mund të ketë besueshmërinë dhe integritetin për të hetuar shkeljen e ligjit.



Më të lexuarat