Arrestimi i Veliajt, Anuela Ristanit i delegohen detyrat e kryebashkiakut të Tiranës! Rama zotohet se do merret personalisht me punët e bashkisë pas mbledhjes me nënkryetarët

Politikë

Publikuar: 11/02/2025

Arrestimi i Veliajt, Anuela Ristanit i delegohen detyrat e kryebashkiakut të Tiranës! Rama zotohet se do merret personalisht me punët e bashkisë pas mbledhjes me nënkryetarët

Anuela Ristanit do ti delegohen detyrat e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit, u arrestua mesditën e djeshme me urdhër të SPAK pas një hetimit 1-vjeçar. Ristani deri më sot ka qenë në postin e zv.kryetares së bashkisë së Tiranës.

Tashmë me arrestimin e Veliajt, asaj do t’i delegohen detyrat e bashkisë më të madhe në vend.

Më herët në ambientet e bashkisë ishte kryeministri Rama, i cili gjatë paradites u takuar me 5 nënkryetarët e bashkisë dhe sekretarin e përgjithshëm. Ndërkohë kryeministri u rikthye në bashki edhe gjatë pasdites.