Prapaskena

Politikë

Arrestimi i Veliajt – Merret në hetim edhe deputetja e PS, Klotilda Bushka

Publikuar: 10/02/2025

SPAK ka reaguar zyrtarisht pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Në njoftimin zyrtar të SPAK behet me dije se po hetohet edhe deputetja e PS-së, njëherë kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka.

Kjo e fundit është regjistruar nga SPAK si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

“Prokuroria e Posaçme po kryen hetime paraprake ndaj deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, shtetases Klotilda Bushka. Emri i kësaj të fundit është regjistruar në regjistrin përkatës të njoftimeve si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal. Deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim Klotilda Bushka ka kryer veprime aktive të kundërligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar falenderon Policinë e Shtetit për bashkëpunimin në fazën e ekzekutimit të masave të sigurisë”, thuhet në reagimin e SPAK.



Më të lexuarat