Avioni rrëzohet mbi autobusin në Brazil, viktima dhe të plagosur 

Aktualitet

Publikuar: 07/02/2025

Avioni rrëzohet mbi autobusin në Brazil, viktima dhe të plagosur 

Dy të vdekur dhe gjashtë të plagosur është bilanci i një aksidenti ajror të ndodhur në Brazil.

Avioni i vogël u rrëzua në Marques de São Vicente Avenue, ndërsa tentoi të bënte një ulje emergjence, por u përplas me një autobus në një rrugë të ngarkuar në Sao Paulo mëngjesin e sotëm (me orën lokale). Të dy trupat u gjetën të djegur në trupin e avionit Beech F90 King Air që ishte nisur nga Sao Paulo për në qytetin e Porto Alegre në Brazilin jugor, sipas autoriteteve lokale.

“Fatkeqësisht e nisëm ditën me këtë aksident tragjik avioni”, shkroi në rrjetet sociale guvernatori i Sao Paulos, Tarcisio de Freitas, duke shtuar se viktimat ishin piloti dhe ndihmësi i tij.

Sipas zjarrfikësve, një grua që udhëtonte në autobus dhe një motoçiklist i cili u godit nga avioni janë dërguar në spital. Katër persona të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.