Prapaskena

Politikë

Vijon përplasja Shehaj-Lapaj / Deputeti: 20 hektarë në bregdet janë shitur me 45 euro metri! Vjehrri yt e ktheu gjykatën në pronë private

Publikuar: 06/02/2025

Vijon përplasja e fortë me akuza mes deputetit Agron Shehaj dhe kryetarit të “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.

Këtë herë akuzat janë zhvendosur në komente, ku Lapaj dhe Shehaj kanë replikuar drejpërdrejt me njëri-tjetrin.

Shehaj e akuzon Lapajn se si avokat ka përfaqësuar një kompani të grupit kriminal “Çopja” tashmë e sekuestruar nga SPAK, e cila ka blerë një tokë prej 20 hektarësh në bregdet me një çmim prej 45 euro metri katror.

Po sipas dokumenteve të publikuara nga Shehaj, Lapaj ka regjistruar pronën dhe ka marrë çertifikatë pronësie, teksa vendimin në gjykatë e ka dhënë vjehrri i tij, Alltun Çela në atë kohë kryetar i Gjykatës së Sarandës dhe i shkarkuar më pas nga vettingu për mosjustifikim të pasurisë.

Lapaj nga ana e tij thotë se Shehaj po keqpërdoret nga persona të tjerë. Ai pretendon se numri i çëshjtes në gjykatë është i njëjtë por data është e ndryshme. Ai thotë se do e padisë në gjykatë për shpifje Shehajn.



Më të lexuarat