Përfitoi para publike / Ola Xama: SPAK të mos hetojë kot Këlliçin, të fokusohet tek Veliaj (se nuk i jep më tendera burrit të saj)

Krim & Korrupsion

Publikuar: 06/02/2025

Përfitoi para publike / Ola Xama: SPAK të mos hetojë kot Këlliçin, të fokusohet tek Veliaj (se nuk i jep më tendera burrit të saj)

Gazetarja e pavarur Ola Xama allias Basjola Pandeli tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se hetimet e SPAK-ut ndaj Belind Këlliçit allias Belo Ezmerit janë pa vlerë. Sipas saj, edhe nëse Belo e ka falsifikuar diplomën, kjo vepër penale është parashkruar, ndërsa fshehja e pasurisë nga Belo, sipas saj, është etike dhe jo penale. Zonja Xama mendon se vetëm hetimet e SPAK për Erion Veliajn janë të rëndësishme. Sipas saj, SPAK nuk duhet të humbasë kohë me Belon, por të fokusohet tek Veliaj.

Kujtojmë që Ola Xama ka përfituar para publike nga Bashkia e Tiranës, qeveria dhe kompania e lidhur me inceneratorët, përmes disa kompanive ku bashkëaksioner ishte bashkëshorti i saj Ilir Pandeli. Paratë publike besohet se i ka përfituar me ndërhyrjen korruptive të Arben Ahmetajt. Pas rënies së Tigrit, u ndërprenë edhe përfitimet për Ola Xamën, kamufluar me burrin e saj. Ky ishte edhe momenti kur zonja Xama nisi të denonconte ‘korrupsionin’ në Bashkinë e Tiranës. Prapaskena ka dokumentuar përfitimin e parave publike nga Ola Xama përmes kompanive të bashkëshortit. Gazetarja ka mohuar publikisht faktet, ndërsa nga ana tjetër është ankuar në tatime për rrjedhjen e transaksioneve të kompanive të burrit të saj në media.

Çështja e diplomës së Këlliçit ka nisur nga një pretendim nga mediat afër Veliajt, kur Këlliçi ishte kandidat përballë Veliajt për bashkinë e Tiranës. Pretendohet se Këlliçi ka mbaruar vetëm 4 vite të shkollës “Harry Fultz” nga 5 vite dhe këto kredite i janë njohur në SHBA. Pretendohet për falsifikim. Në kallëzimin e Idajet Beqirit, thuhet edhe për fshehje te pasurisë. Por kjo mund të mbetet në investigim dhe analizë të mediave, që mund të gjykohet në nivelin etik. Në nivelin penal, ky hetim nuk vlen asgjë. Vepra penale e falsifikimit dënohet maksimalisht me 3 vite dhe parashkruhet pas 5 vitesh. Janë orë të tëra pune të prokurorëve, që marrin në pyetje në lidhje me këtë hetim që në fund shkon nul dhe ushqen vetëm debatet politike. SPAK nuk është stukturë politike që të ushqejë këto debate“, tha Xama.