Lëkundet Këshilli Drejtues i RTSH-së, i zhytur në batakun e interesave korruptive, qokave dhe paligjshmërisë. Dy anëtarë të Këshillit Drejtues, Gëzim Podgorica dhe Genc Përmeti kanë paraqitur dorëheqjen. Duhet theksuar se për Genc Përmetin dhe Mevlan Shanajn nuk ka deri më tani asnjë të dhënë për përfitime të padrejta në RTSH. Ndryshe nga anëtarët e tjerë, të cilët kanë futur duart në paratë publike si hajdutë të vegjël, për Përmetin dhe Shanajn nuk rezulton asnjë evidencë kompromentuese. Nga ana tjetër, Podgorica, i cili ka dhënë dorëheqjen, rezulton se paguhet nga kinezët në konflikt interesi si dhe është ofruar për të bërë një dokumentar në Kinë bashkë me Ilir Kekon, për babanë e Kekos, me paratë publike.
Interesat korruptive të anëtarëve të Këshillit Drejtues

Dionis Papadhimitri ka futur duart në buxhetin e RTSH. Sipas një raporti të KLSH, Papadhimitri ka përfituar 30 milionë lekë nga RTSH në mënyrë të kundraligjshme. Papadhimitri, i cili mbështet Polon, duhet t’i kthejë paratë në arkën e RTSH.

Përmes një shkresë të firmosur nga ish-drejtori Alfred Peza, Gëzim Podgorica së bashku me Ilir Kekon, një tjetër anëtar i Këshillit Drejtues, shprehin interesin për realizimin e një dokumentari për babain e këtij të fundit, Endri Keko. Po sipas këtij dokumenti Drejtori i Përgjithshëm ofron të gjithë mbështetjen e nevojshme për realizimin e dokumentarit.
Qokat ndaj këtyre dy anëtarëve të Këshillit nuk mbarojnë këtu. Podgorica dhe Keko kanë qenë dy herë pjesë e delegacioneve të Festivalit Europian të Këngës. Duke mos patur asnjë lidhje me muzikën ata “shëtisin” me paratë e taksapaguesve dhe zënë vendin emrave me kontribut ndër vite në Festivalet e RTSH, si Irma Libohova, Luan Zhegu, Elton Deda, Shpëtim Saraçi e shumë të tjerë.
Anëtarët e Këshillit nuk kanë asnjë lidhje me muzikën, por kanë secili nga një votë dhe duhet të ngrenë dorën sa herë ti duhet Drejtorit, ndaj për këtë i meritojnë disa “dhurata” të vogla.
Gëzim Podgorica, nga ana e tjetër, është koordinator i Agjencisë Mediatike kineze SEHORA në Tiranë. Paguhet nga qeveria kineze me një pagë 7 mijë euro në muaj.

Edmond Tullumani është gjithashtu në konflikt interesi. Dhëndri i tij Elton Metaj është emëruar nga Aurora Polo shef kabineti i drejtorit të RTSH. Vajza e Tullumanit, Romana Tullumani, u caktua nga Polo pjesë e jurisë së Festivalit të 63 të RTSH.

Milena Selimi ka gjithashtu interesa familjare. Vajza e saj Alesia Burnazi ka marrë projekt në radio nga Aurora Polo. Pra, nënë e bijë marrin para publike në të njëjtin institucion.

Ëngjëll Ndocaj përdor infrastrukturën e RTSH për të bërë emisione si dhe merr para për transmetimin në RTSH të emisioneve të tij mediokre. Një emision në RTSH është bërë edhe për babanë e tij Filip Ndocajn.

Albert Minga është gjithashtu i zhytur në batakun e interesave të RTSH. Vajza e tij Aulona Minga ka marrë projekt në RTSH. Babë e bijë, në konflikt flagrant interesi, marrin para publike.