Presidentja fantastike e Meksikës, Claudia Sheinbaum i drejtohet Trump: “Pra, keni votuar për të ndërtuar një mur…Mirë të dashur amerikanë, edhe pse nuk kuptoni shumë nga gjeografia, duke qenë se për ju Amerika ësthë vendi juaj dhe jo një kontinet, është e rëndësishme të dini para se të vihet tulla e parë se, përtej atij muri ka 7 miliardë njerëz.
Por duke qenë se ju vërtet nuk e njihni termin “njerëz”, do i quajmë “konsumatorë”. Ka 7 miliardë konsumatorë, të gatshëm për të zëvendësuar iPhone-t e tyre me pajisje Samsung apo Huawei në më pak se 42 orë. Mund të zëvendësojnë edhe Levi’s me Zara ose Massimo Duti.
Në më pak se gjashtë muaj, mund të mos blejmë më makina Ford apo Chevrolet dhe t’i zëvendësojmë me Toyota, KIA, Mazda, Honda, Hyundai, Volvo, Subaru, Renault o BMW, që janë teknikisht makinat më të mira që prodhohen. Ata 7 miliardë njerëz mund të mos abonohen më në Direct TV, dhe nuk duam ta bëjmë, por mund të mos shohim më filmat e Hollivudit dhe të nisim të shohim prodhimet latinoamerikane ose europiane që kanë cilësi më të mirë, mesazh, teknika kinematografike dhe shumë përmbajtje.
Edhe pse mund të duket e pabesueshme, mund të mos shkojmë më në Disney dhe të zgjedhim resorted ‘Xcaret’ në Cancun, në Meksikë, Kanada ose Europë: ka edhe vende të tjera të shkëlqyera në Amerikën e Jugut, Amerikën Lindore dhe Europë.
Edhe pse nuk ju besohet, edhe në Meksikë ka hamburger më të mirë se ata të McDonald’s dhe vlera ushqimore shumë më të mëdha.
Ka parë njeri piramida në Amerikë? Në Egjipt, Meksikë, Peru, Guatemala, Sudan dhe vende të tjera ka piramida me kultura të pabesueshme.
Zbulo ku gjendjen mrekullitë e botës antike dhe modern….asnjë nga këto nuk është në SHBA. Turp për Trump-in, e keni blerë dhe shitur!
E dimë që Adidas ekziston, jo vetëm Nike dhe mund të nisim të veshim këpucë tenisi meksikane, siç janë ato ‘Panam’. Ne dimë më shumë se ç’mendon ti!
Dimë për shembull se, nëse këta 7 miliardë konsumatorë nuk do blejnë produktet tuaja, do ketë papunësi dhe ekonomia juaj do bjerë (brenda murit racist) dhe në këtë pikë, do na kërkojnë ta shembim këtë mur të shëmtuar.
Ne nuk donim por……nëse do një mur, merre murin! Me vlerësim të sinqertë.”