Alarmi / Dy të mitur largohen nga Qendra Pritëse e Viktimave të Trafikimit në Tiranë

Aktualitet

Publikuar: 05/02/2025

Alarmi / Dy të mitur largohen nga Qendra Pritëse e Viktimave të Trafikimit në Tiranë

Dy fëmijë të mitur janë larguar nga Qendra Kombëtare Pritëse të Viktimave të Trafikimit, në Tiranë.

Denoncimin e ka bërë një punonjëse e këtij institucioni, e cila ka kallëzuar në polici largimin e tyre.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 4 është paraqitur shtetasja E. K., punonjëse e Qendrës Kombëtare Pritëse të Viktimave të Trafikimit, e cila ka kallëzuar se dy shtetas të mitur janë larguar nga kjo qendër. Punohet për gjetjen e tyre”, njofton policia e Tiranës. Qëndra Kombëtare Pritëse e Viktimave të Trafikimit është pjesë përbërëse e rjetit të institucioneve të Përkujdesit Shoqëror të administruara nga Shërbimi Social Shtetëror me ndërtesë në Linzë.