Prapaskena

Rajon

Vuçiç dhe Dodik takohen në Beograd, zbardhen temat e diskutimit

Publikuar: 04/02/2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe presidenti i entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, Millorad Dodik, janë takuar të martën në Beograd.

Vuçiç tha se takim kishte “rëndësi thelbësore për çështjet kyç për popullin serb dhe për të ardhmen e Serbisë dhe Republikës Sërpska”.

Qëllimi ynë i përbashkët është ta ruajmë paqen dhe stabilitetin, ta vazhdojmë dhe forcojmë rritjen ekonomike dhe t’i mbrojmë interesat kombëtare të Serbisë dhe të Republikës Sërpska”, shkroi Vuçiç në Instagram.

Ai po ashtu ka theksuar se gjatë takimit është diskutuar për festën e Sretenjës, e cila mbahet më 15 shkurt.

Më 8 qershor 2024, Qeveria e Serbisë dhe ajo e Republikës Sërpska e miratuan në një takim të përbashkët një të ashtuquajtur Deklaratë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmërisë së përbashkët të popullit serb.

Në dokument, ndër të tjera, thuhet se 15 shkurti është Dita e Shtetësisë së Serbisë dhe Dita e Shtetësisë së Republikës Sërpska, të cilat duhet të festohen së bashku.

Miratimi i këtij dokumenti u dënua nga anëtarët e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Denis Beqiroviq dhe Zheljko Komshiq, si dhe nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



Më të lexuarat