Prapaskena

Kryesore

Droga që iu kap dy fierakëve doli nga magazina Bana-King e Trifon Murataj përmes grupit të Ben Qimes në Fier

Publikuar: 04/02/2025

Më 30 janar 2025, në Novoselë u arrestuan Viktor Jaupaj e Kujtim Metaj nga Fieri, mbasi kishin 3.4 kg. kokainë e drogëra të tjera me vlerë 800 mijë Euro, që po e çonin për shitje në Vlorë. Po ku dhe si e siguronin kokainën e heroinën, dy të arrestuarit banorë të Fierit; njeri punonjës në kompaninë shtetërore “Albpetrol” e tjetri në një kompani private?

Informacioni konfidencal, që “Pamfleti” ka siguruar nga burime të Anti-drogës, Policisë Gjyqësore e Prokurorisë së Vlorës, të cilat kryen gjurmimin dhe arrestimin e tyre, thuhet se Viktor Jaupaj e Kujtim Metaj, drogën e merrnin nga grupi i Ben Qimes, që e mbante te magazinat e kompanisë “Bana-King” të Trifon Muratajt në Fier.Sipas të dhënave të para hetimore, ata ishin bërë pjesë e grupit të drogës “Qimja-Murataj” në Fier, me rolin e transportuesit të sasive të kokainës drejt Vlorës.

Ata kishin 8 vite që e kryenin këtë aktivitet kriminal kundrejt pagesave nga pjesa e fitimeve; por para 6 muajsh, informacioni shkoi te agjentët e shërbimeve partnere dhe u kërkua goditja me aksion të organizuar nga agjencitë shqiptare.

Ata nuk prekeshin, për shkak se shefat e tyre kishin lidhje të ngushta me shefa policie e zyrtarë të lartë pushteti, të lidhur me Trifon Murataj e Ben Qimen dhe zinxhir me njeri-tjetrin, të cilët shpërbleheshin për lejimin e magazinimit dhe transportit e shitjes së drogës.

Po këtë herë, që i ka dalë emri për shitje kokaine e heroine, a do arrestohet e konfiksohet pronari i kompanisë “Bana King”, Trifon Murataj, dhe a do ri-arrestohet bashkëpunëtori i tij Arben Isufaj, njohur si “Ben Qimja” i Fierit?

Apo, siç po tentohet nga policia edhe me ndërhyrje nga zyrtarë shteti, që të fshihet e vërteta e implikimit të Trifon Muratajt, me presion ndaj të dy të arrestuarve Viktor Jaupaj e Kujtim Metaj, se dënohen rëndë e me premtim për “lirim të shpejt”, nëse do mohojnë që droga ka dalë nga magazina e kompanisë “Bana King” të Trifon Muratajt në Fier, nëpërmjet grupit të Ben Qimes.

Kujtojmë, që DEA qysh prej muajit nëntor 2014 e deri në muajin nëntor 2022, ka vënë disa herë në dijeni policinë, shërbimet e anti-drogës e drejtësinë shqiptare, se kompania e bananeve “Zico”, njohur si “Bana King”, ka futur sasi të mëdha kokaine në Shqipëri me kontenierë babanesh dhe magazinim në Fier, të ruajtur nga Ben Qimja.

Më 10 mars 2014 , Ben Qimja u arrestua në Fier, për ta ekstraduar në Itali si person në kërkim për trafik droge; por më 27 mars 2015, Gjykata e Fierit refuzoi ekstradimin e tij dhe e liroi, ndërsa më 5 tetor 2021, SPAK dhe Gjykata i sekuestruan e konfiskuan 12 pasuri.

Më 4 nëntor 2022, pronari i kompanisë “Bana King”, Trifon Murataj, u shpall në kërkim për trafik droge, por policia e shtetit e dintë që ai qëndronte te kullat e Bashkim Ulajt e lëvizte lirshëm në Tiranë e nuk arrestohej.

Më 8 dhjetor 2024, pas 2 vitesh gjoja në kërkim, Prokuroria dhe Gjykata e Durrësit, i hoqën krye trafikantit Trifon Murataj masën “Arrest me burg” dhe e lanë me “Detyrim paraqitje”.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe as opozita e mazhoranca, nuk reaguan për këtë skandal; madje nuk do jetë çudi, që kompania “Bana King” të sponsorizojë dhe aktivitete të drejtësisë së re, siç sponorizon PD-në, PS-në dhe mediat e tyre. 



Më të lexuarat