Një i burgosur është arratisur gjatë natës nga burgu i Shënkollit në Lezhë.
Sipas burimeve, i arratisuri është Daut Laze, i cili ishte dënuar për dhunë në familje.
Rrethanat e arratisjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij. Uniformat blu gjithashtu kanë hapur hetime për zbardhjen e rastit.
Autoritetet po verifikojnë edhe mundësinë e ndihmës së mundshme nga persona të tjerë.
Kujtojmë se në burgun e Shënkollit mbahen të burgosur dhe të paraburgosur me probleme të shëndetit mendor.
