SPAK ka regjistruar një tjetër procedim penal për korrupsionin e dyshuar të Familjes Berisha, në një kohë kur kjo e fundit po mban me gajret veten se do t’a shpëtojë nga drejtësia era Trump. Në bazë të një kallëzimi penal të referuar nga avokati i njohur Idajet Beqiri, SPAK ka regjistruar një kallëzim penal për aferat korruptive të Familjes Berisha me Damir Fazlliç dhe ortakun e tij Vojin Lazareviç. Të kallëzuar për korrupsion dhe pastrim parash janë Sali Berisha, e vija Argita Berisha, ortakja e Argitës, Flutura Kola, dhëndri i Berishës Jamarbër Malltezi, Lulzim Basha me kunatin e tij Erion Isufi etj.
Në SPAK janë dorëzuar dokumente që provojnë miliona euro të sebëve që vijnë nga parajsat fiskale dhe të mbërritura në Tiranë. Miliardat në cash janë menaxhuar nga Argita Berisha dhe nga ortakja e saj, Flutura Kola, nga dhëndri i ish kryeministrit Jamarbër Malltezi dhe nga Erion Isufi, kunati i Lulzim Bashës. një pjesë e parave të Lazareviçit kanë përfunduar në xhepat e Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës që në verën e vitit 2007 kanë manipuluar pensionistë të Porto Romanos, nga të cilët kanë blerë tokat me gjysmën e vlerës, duke ia shitur më pas Fazlliçit më shtrenjtë. Më pas Berisha mblidhte qeverinë përfshirë tokat e blera nga Fazlliçi në rrezen e një parku energjitik.










