“Berisha planifikon destabilizimin e vendit”, Romeo Kara: Vendimi që do të japë GJKKO për dosjen “Partizani”

Aktualitet

Publikuar: 01/02/2025

“Berisha planifikon destabilizimin e vendit”, Romeo Kara: Vendimi që do të japë GJKKO për dosjen “Partizani”

Avokati Romeo Kara ka folur lidhur me refuzimin e Vangjel Dules dhe Fredi Belerit për të takuar kreun e PL, Ilir Meta i cili ndodhet në qeli.

Ai u shpreh se vizita e tyre ishte në kundërshtim me ligjin dhe se pretendimet e Blushit ( i cili ka akuzuar SPAK se i ka penguar dhunshëm), janë argumente politike dhe pa bazë ligjore.

Romeo Kara thekson se hetimet për ish-Presidentin e vendit Ilir Meta janë në vijim, ndërsa shtoi se të gjithë presin që t’i komunikohet akuza. Ai shtoi se Meta ndodhet në qeli për kusuret e tij, të cilat i ka kryer në jetën publike ashtu dhe atë politike.

“Vizita e Belerit dhe Dules në burg, në kundërshtim me ligjin. Procesi është nën hetim, akoma s’kemi komunikim akuze. Jemi në pritje, Berisha ka qëndruar më gjatë në hetim. Në burg po e mbajnë mëkatet e tij, sepse nuk ka lënë gjë pa bërë në jetën publike dhe politike. Kusur s’ka lënë pa bërë. Presim akuza të tjera, që kanë të bëjnë me çështje më të rënda se kaq. Ne jemi rrënuar si komb dhe si vend duke pasur këta persona në drejtim të vendit”, tha ai.

Lidhur me seancën për Berishën për dosjen “Partizani”, avokati Kara tha se ish-kryeministri që ditën e parë kur ka hyrë në kryeministri ka ndjekur një agjendë antikombëtare.

“Gjykata mund të vendosë kthimin e dosjes për plotësim, mund të vendosë pushimin ose kalimin për gjykim. Që në momentin kur ka vendosur këmbën në kryeministri, Sali Berisha pa pasur një agjendë antikombëtare”, u shpreh ai.

Ndërsa lidhur me protestat e thirrura, avokati pohoi se Sali Berisha me këto lloj sjelljesh politike synon të “destabilizojë vendin”.

“Ai e ka një plan në kokë, që është destabilizimi i vendit dhe mundësisht dhe shpërbërjen e vendit. Kërkon të ndezë një hap më tej zjarrin e destabilizimit”, theksoi avokati për “Abc News”.