Rrëzohet kërkesa, Sokol Mjacaj do qëndrojë në izolim edhe për një vit

Aktualitet

Publikuar: 30/01/2025

Rrëzohet kërkesa, Sokol Mjacaj do qëndrojë në izolim edhe për një vit

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Sokol Mjacajt, i cili kërkoi heqjen nga regjimi 41 biss.

“Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Sokol Mjacaj me objekt kundërshtimin e vendimit nr. 619, datë 11.12.2024, të Ministrit të Drejtësisë “Për zgjatjen e periudhës së regjimit të posaçëm në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale të sigurisë së lartë, për një afat 1 (një) vjeçar, për të burgosurin Sokol Mjacaj”, thuhet në njoftimin e GJKKO.

Më 15 dhjetor të vitit 2023 i dënuari me burgim përjetë, Sokol Mjacajn, vrau në qeli Arben Lleshin.

Sokol Mjaçaj qëlloi për vdekje me armë të dënuarin me burgim të përjetshëm, Arben Lleshi brenda qelisë në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit dhe plagosi shokun e tij të qelisë, Indrit Shaqja.

Mjacaj është autor i vrasjes së dy turistëve, Michales Svatos, 27 vjeç dhe Anna Kosinova 36 vjeçe, çekë në vitin 2015.

NJOFTIMI

1. Kërkuesi Sokol Mjaçaj me datë 23.12.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me
objekt: “Kundërshtim i vendimit nr. 619, datë 11.12.2024, të Ministrit të Drejtësisë”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Ardit Mustafaj, bazuar në
nenet 471 dhe 480 të K.Pr.Penale dhe nenin 17, pika 9, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat
dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, me vendimin Nr. 26, datë
30.01.2025, vendosi:

1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Sokol Mjaçaj me objekt kundërshtimin e vendimit nr. 619, datë 11.12.2024, të Ministrit të Drejtësisë “Për zgjatjen e periudhës së regjimit të posaçëm në instuticionin e ekzekutimit të vendimeve penale të sigurisë së lartë, për një afat 1 (një) vjeçar, për të burgosurin Sokol Mjaçaj”.

2. Kundër vendimit lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin
dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga njoftimi i vendimit.