Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Fran Frrokajt ish-kryetar i Bashkisë së Lezhës, i cili kërkoi pëzullimin e ekzekutimit të vendimit të Apelit të Posaçëm, që e dënoi 2.8 vite burg për shpërdorim detyre.
Vendimi i Apelit u dha që në 23 dhjetor 2024 po ende nuk është ekzekutuar pasi Frrokaj nuk është kapur nga policia.
Për kapjen e tij policia ka kryer disa kontrolle po ende nuk është bërë i mundur lokalizimi i tij. Aktualisht Frrokaj është zyrtarisht në kërkim.