Berisha prish protokollin e ceremonisë në Kishën Ortodokse, heq letrat e protokollit dhe ulet ku do vetë në rreshtin e parë

Aktualitet

Publikuar: 30/01/2025

Berisha prish protokollin e ceremonisë në Kishën Ortodokse, heq letrat e protokollit dhe ulet ku do vetë në rreshtin e parë

Një incident ka shoqëruar nisjen e ceremonisë fetare në Katedralen Lindja e Krishtit në Tiranë. Sali Berisha, që ka mbërritur i pari, ka lëvizur letrat e protokollit të vendosura në karrige dhe është ulur në qendër të rreshtit, ku ishin llogaritur të uleshin personalitete të huaja.

Incidenti ka shkaktuar tension mes protokollit, por organizatorët janë përpjekur t’a kalojnë pa rënë shumë në sy.

Incidenti mund të kishte prishur ceremoninë e përcjelljes së Hirësisë së Tij, Kryepeshkopit Anastas, nëse nuk do të ishte treguar maturi nga të pranishmit.