Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe pas largimit nga Divjaka, do të marrë drejtimin e njësisë 5 në Tiranë.
Gjatë mbledhjes së njësisë 5 të PS-së pasditën e djeshme, ai u prezantua nga kryeministri Edi Rama. Pas këtij emërimi, Braçe ka reaguar duke shprehur angazhimin e tij për këtë detyrë të re.
“Punë e re. Tiranë e Re, Komunë, Stadiumi Dinamo, Vasil Shanto, Parafabrikatet, Pallati me Shigjeta, Selitë, apo ish Bllok.
Kush dëshiron të të jetë me në, të bëjë beteje e të fitojë, është i mirëpritur. Jo vetëm, me kë të dojë!”-shkruan Braçe në një reagim në Instagram.