Paloka dhe Belo Ezmeri përplasen për nongratën, njëri thotë se është fshirë, tjetri se nuk i është hequr akoma 

Krim & Korrupsion

Publikuar: 28/01/2025

Paloka dhe Belo Ezmeri përplasen për nongratën, njëri thotë se është fshirë, tjetri se nuk i është hequr akoma 

Deputeti i PD-së Edi Paloka tha dje se nongrata e Berishës është fshirë nga Trump dhe se është vetëm çështje kohe sa kjo të bëhet zyrtare.

Sali Berisha nuk zgjodhi rrugën e lobimit, por të drejtësisë për sa i përket “non grata”-s. Fitorja e presidentit Trump e ka ndryshuar totalisht situatën edhe për sa i përket kësaj çështjeje. Kur sekretari aktual i Shtetit Marco Rubio ishte senator, ngriti pikërisht çështjen e “non grata”-s në senatin amerikan duke akuzuar hapur administratën e atëhershme se e kishte përdorur politikisht për të goditur liderë të qendrës së djathtë nëpër botë. Në këto kushte besoj është e qartë se “non grata” e Berishës praktikisht është fshirë dhe është vetëm çështje kohe sa kjo të bëhet zyrtare“, tha Paloka.

Ndryshe nga Paloka, ish deputeti i PD, Belind Këlliçi, i njohur si Belo Ezmeri, tha se akoma nuk i është hequr nongrata Berishës, por se mund t’i hiqet.

Non grata mund dhe do të hiqet. Sot në DASH është Rubio, i cili një vit më parë, së bashku me 7 senatorë të tjerë, i dërguan një shkresë Bidenit ku dënonin dhe kërkonin shfuqizimin e non gratave në Guatemalë sepse konsiderohej një mjet politik për goditjen e politikanëve të djathtë“, tha Belo.