Trupi i pajetë i Kryepeshkopit Anastas Janullatos mbërrin sot në Tiranë.
Nisja e arkëmortit u bë ditën e djeshme rreth orës 10:00 nga Katedralja e Athinës, ndërsa do të hyjë në territorin shqiptar përmes pikës së kalimit kufitar të Kakavijës.
Trupi i pajetë mbërrin sot në Tiranë rreth orës 16:00, ku do të zhvillohen homazhe për një periudhë dy ditore.
Kortezhi do të shoqërohet nga mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit, peshkopi Krougias Anastasios dhe priftërinjtë Charalambos Giokas dhe Spiridon Topantzas, të cilët ishin bashkëpunëtorët dhe shokët e tij të ngushtë në ringjalljen e Kishës së Shqipërisë.
Ndërsa, në emër të Kishës së Greqisë, do të jetë i pranishëm nënkryetari i Sinodit të Shenjtë, Mitropoliti i Nafpaktos dhe Agios Vlasios Ierotheos.
Gjatë rrugës do të ketë ndalesa në zonat që ai shërbeu dhe punoi për rindërtimin e Kishës Autoqefale shqiptare.
Ndërsa ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e enjte në orën 11:00. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të jetë në Tiranë të enjten për të marrë pjesë në funeralin për Kryepeshkopin e ndjerë Anastas Janullatos.
Kujtojmë se pas vdekjes së Kryepeshkopit Anastas Janullatos, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë shpalli zi kishtare për pesë ditë, nga 25 Janari deri më 29 Janar.
Kryepeshkopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale, Anastas Janullatos u nda nga jeta mëngjesin e 25 Janarit.
Kisha Ortothokse Autoqefale njoftoi se kryepeshkopi Anastas Janullatos u nda nga jeta në moshën 96-vjeçare, në spitalin “Evangelismos” në Athinë, si pasojë e mosfunksionimit të mjaftueshëm të shumë organeve.