Sapo ka nisur në Gjykatën e Tiranës seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj Eduart Lamit.
Eduart Lami, i arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe i dyshuar për vrasjen e Lulzim Vishës, ka deklaruar para hetuesve se nuk ka pasur konflikt me familjen Visha.
Lami është shprehur në dëshminë e tij, se në dijeninë e tij, nuk kanë pasur asnjë debat apo përplasje.
Eduart Lami: Nuk kemi pasur konflikt me familjen e viktimës. Në dijeninë time nuk kemi pasur asnjë debat apo përplasje. Nuk e di për pjesëtarë të tjerë të familjes nëse kanë pasur konflikte me dy vëllezërit Visha. Por unë personalisht, dhe nga ajo çfarë di unë, nuk kemi pasur konflikte.