Një 45-vjeçar, i identifikuar si Aleks Ago, është arrestuar nga policia e komisariatit të Devollit për ngacmim seksual ndaj një 15 vjeçari në fshatin Poloskë. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë kanë folur dhe prindërit e Aleksit të cilët thonë se djali i tyre është i pafajshëm.
Tomor Ago, i ati i të akuzuarit u shpreh se djali i tij u vetëdorëzua pas thirrjeve të Policisë dhe deri më tani nuk ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij. Ndërkohë, nga ana tjetër nëna e tij, me lot në sy ka deklaruar se nëse akuzat rezultojnë të vërteta, atëherë ai të përballet me drejtësinë dhe të marrë dënimin maksimal.
E teksa familjarët e Aleks Agos pretendojnë se akuzat për ngacmim seksual që rëndojnë mbi 45-vjeçarin janë të pavërteta, gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi ka marrë deklaratën e 15-vjeçarit dhe nënës së tij.
“Unë punoj në rrobaqepsi prej 16 vitesh. Kur kam ardhur në darkë ka qenë ora 07:00, dhe djali ishte i shoqëruar me një shokun e tij. I them ku ishte? Ky po qëndronte i trembur nuk po fliste, ndërsa shoku i tij i thoshte që tregoi nënës tënde ku të kishte çuar ai burri.
I tha ky do ti tregoj më vonë se jam i trembu. Fillimisht e kishte trokitur te xhami dhe i kishte thënë hajde se do të jap lekë. Ky i kishte thënë nuk dua lek se më jep mami. Pastaj e kishte mashtruar djalin dhe e kishte çuar në disa pemë të një bashkëfshatarit tonë, poshtë varrezave dhe aty më pas kishte kryer veprime me djalin tim të mitur.
I kishte bërë disa pyetje për marrëdhënie seksuale, që ai është vetëm një djalë i mitur. E kishte prekur ai, por djali nuk e kishte lënë, e kishte shtyrë”, ka pohuar nëna e 15-vjeçarit në një intervistë për Euronews Albania e cila më tej ka bërë thirrje për drejtësi dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Ndërkohë, i mituri ka treguar dhe momentet e tmerrit kur 45-vjeçari e ka ngacmuar dhe prekur.
“E njoh që para 3 ditësh. Më thoshte hajde me mua se do të jap lekë dhe iu përgjigja se s’kam nevojë për lekë sepse më jep mami. Pastaj më çoi në një vend dhe filloi të më prekte, tentoi të më hiqte tutat por un se lashë. E shpova me një mjet që kisha dhe ika me vrap. Pastaj mamit ia tregova kur ika nga ai vend, teksa ikja për shpi, ishte diku ora tetë.
Ai më thërriste vazhdimisht, por duke qenë se isha me të mëdhenj nuk më linin, ata më mbanin. Atë ditë që s’kishtë më të mëdhenj, më mori më zor në këmbë sepse nuk kishte makinë. I thoja vazhdimisht më lësho se nuk kam çfarë të bëj atje dhë më thoshte hajde se do të tregoj diçka. Vajta me të sepse s’kisha çfarë të bëja. Më thoshte të ulesha dhe aty filloi të më prekte”, ka rrëfyer i mituri 15-vjeç.